Në ish-Kënetë do të shemben banesat, Bylykbashi: Rama po bën gjyqtarin, klientëve të vet u legalizon pallatet

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi teksa komentoi sot hapin e qeverisë për konfiskimin e pronave me VKM, çështje që është ë Gjykatën Kushtetuese, akuzoi Ramën se po tenton që të bëjë gjyqtarin.

Në një lidhje përmes skype në rubrikën ‘Opinion’ në News24, demokrati tha se kjo qeveri po vepron paligjshmërisht, duke shtuar se për klientët e vetë legalizon pallate duke kundërshtuar ligjin, ndërsa sulmon qytetarët.

“Nuk është asgjë tjetër veçse një nga shkeljet më flagrante të Kushtetutës. Mbas asaj që ka ndodhur më 22 korrik 2019-ës, që ishte reforma në drejtësi, kanë rënë ato kolona. Me këtë kanë rënë dhe garancitë për shtetin se së drejtës. Një mandat i plotë i Ramës pa gjykatë Kushtetuese. kanë ecur në atë rrugë, duke miratuar ligje, me VKM që dhunohen të drejtat e njeriut. Cënohet e drejta e pronës. Kemi një kryeministër që mendon të bëjë gjyqtarin. Një shtet që keqqeveriset, që e udhëheq Edi Rama, në këto kushte ai me VKM, mund të bëjë ç’të dojë. Komponenti klientelist në atë VKM është i qartë. Për klientët e tyre do i legalizojnë pallatet, për hallexhinjtë do i sekuestrojnë. Në këtë aspekt gjykata Kushtetuese është anemike. Ligji do legalizojë antikushtetueshmërinë e qeverinë. Nëse dikur përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave pati kurajon që të thoshte para Kushtetutës që kjo Kushtetutë ndryshon, tani e kemi de-facto këtë gjë.”, tha Bylykbashi.

Po ashtu demokrati bëri sot një denoncim sa i takon një projekti që sipas tij do të zbatojë paligjshmërisht qeveria në zonën e Ish-Kënetës. Sipas tij shumë banesa do të shemben, në kundërshtim me ligjin dhe se aty do të ndërtohen pallate.

“Në ish-Kënetë do të shkatërrohen disa banesa. Ky është plani. Do ndërtohen pallate. Ata banorë do të zhvendosen. Çmimet e tregut i emëron Edi Rama me bord. Plani është i miratuar. Qytetarët janë tmerruar. Na erdhën të tmerruar pasi kishin mësuar planin. Goditen mediat e më pas qytetarët e thjeshtë. Iu mbyllet goja. Do marrim përveç Portit të Durrësit dhe këto prona të qytetarëve. Do i marrim këta oligarkë. Defender 1, kishte si aset Portin e Durrësit. Ndaj dhe NATO ka reaguar, se ai është aseti më i madh i joni. Jo vetëm që janë në vonesë në hartimin e dokumenteve, por e kanë zvogëluar. Projekti që po zhvillohet tani është më i vogël, 300 mln euro”, pohoi ai.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply