Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Prrenjasi se, më 14 maj përdorni votën për të shënuar një ndryshim cilësor për veten tuaja, për ndryshimin e jetës tuaj.
“Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin.
Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë.
Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot.
Ai ka familjarë dhe unë kam familjar. Dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari dixhitale unë nxjerr dokumentet jo të dhjetëra, por qindra tenderave të familjarëve të tij. Të baxhanakut, Armando Frangut, të thjeshtrës, kushërinjve, etj., etj., me radhë.
Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot.
Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Përdorni votën për të shënuar një ndryshim cilësor, me të cilin ju garantoj se krahas vendosjes së Suzanës në shtëpinë e parë, si qytetarë të parë, keni vendosur veten tuaj si qytetar të parë të asaj shtëpie. Keni votuar për veten tuaj, për hallet problemet, keni votuar për ndryshimin e jetës tuaj”, tha Berisha.