Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ka një formë se si mund të lexohet elektorati i Ramës. I ftuar në emisionin Now në Euronews, Berisha u shpreh se, Rama ka negativitet të tmerrshëm dhe mendon se duke folur marrëzira mund të fitojë vota. Po ashtu Berisha shtoi se, në fakt ka një metodë që zbulon se personat që marrin pjesë në takimet elektorale të Ramës janë të neveritur nga fjalët e tij.
“Nëse e vë re ka një neveri popullore masive. Merr ti botën digjitale, Erion Veliaj dhe Edi Rama prodhojnë një negativitet të paimagjinueshëm tek njerëzit. Ne kemi bërë dy herë face reding, leximin e fytyrave në takimet e tij me gratë. 80% e grave në takimin e Elbasanit, i kam këtu rezultatet, kishin sentimente jashtëzakonisht negative ndaj fjalës së tij, po kaq në Shkodër”, tha Berisha.