“Shqiptarët do të paguajnë 100 mln euro për qejfet e Ramës”, Meta: Më 14 maj i japim këtij sekti atë që meriton!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me shtabin elektoral të Tiranës. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se më 14 maj çdo qytetar duhet të votojë për ndryshimin dhe për rikthenien e llogaridhënies. Meta gjithashtu u shpreh se ka ardhur koha që t’i jepet fund vjedhjeve kriminale që iu janë bërë shqiptarëve.

“Deri në 14 maj na duhet punë, vrap për t’i treguar çdo qytetari të votojë ndryshimin. Qytetarët e Tiranë dhe Shqipërisë nuk mundet që këtë moment të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e kombit tonë, ta neglizhojnë, Duhet ti japim fund eksperimenteve me kombin tonë. Ajo që e mbron Shqipërinë është vota, ju bëj thirrje që çdo sekondë ta kalojmë me të afërmit tanë, komshinjtë tanë, edhe me punonjësit e administratës. Sot është dita e lirisë së shtypit dhe siç e dinë Shqipëria është e fundit. Do të paguajmë 100 e ca mln euro për Becchetin për qefin e Ramës.

Kanë nisur procese të tjera ndërkombëtare për shkak të veprimeve arbitrare që ka bërë kjo qeverinë. Është kjo liri që tmerron këtë pakicë uzurpatore dhe mbi të gjitha liria e zgjedhjeve që po vjen për pak ditë. Ndaj edhe bën veprime antiligjore ndaj qytetarëve. Në vendin tim në vendin tënd , një kokë e çmendur të gjithë i çmend. Ndaj kjo kokë e çmendur ka vënë fytyrën e saj në 61 bashki duke treguar se ka 61 kukulla. Ramës i duhen që të firmosin fët e fët. Inceneratorët ekzistojnë vetëm në imagjinatën e Ramës, kukullat e tij nuk pranojnë të dali në asnjë debat”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply