Ujërat e zeza të propagandës…

Nga Iva V.GRILLO

Duhet shume pak germim ne rrjet per te kuptuar se ajo qe u serviret “live” shqiptareve nga pushteti, nuk eshte gje tjeter veçse nje tufe mashtrimesh, papergjegjesie e propagande qe kuterbon qe larg.

Pohimi i mbremshem se projekti i kanalizimit te ujerave te zeza per Tiranen (i financuar nga granti i famshem japonez) ka deshtuar te realizohet nga keqmenaxhimi i qeverive te meparshme eshte nje mashtrim i madh dhe i pacipe.

Pavaresisht se granti ishte negociuar nga qeveria Berisha, projekti ka filluar ne 2014, nen tam- tam-et dhe dajret propagandistike te qeverise Rama.

Ka nje interviste te zv-ambasadorit japonez Fukushima ne 2015, i cili tregohet entuziast qe projekti kishte filluar ne 2014 dhe duhet te mbaronte brenda 2 vitesh.

Ne 2018, eshte qeveria Rama ajo qe ne menyre te njeanshme ka prishur kontraten dhe per kete arsye, Shqiperia ka shume mundesi te paguaje rreth 90 milione euro ne Arbitrazh nderkombetar…

Investimi total i projektit ne 2014 vleresohej 81 milione euro….

Llogarite e humbjeve ne buxhetin e shtetit dhe perfitimet e munguara mund t’i beje secili…por duhet vullnet per t’i bere balle kostove te pallogaritshme te ndotjes morale qe vjen nga ujerat e zeza te propagandes se pushtetit.

Tirana dhe gjithe Shqiperia ka rastin ta tregoje me 14 Maj qe e ka kete vullnet duke i refuzuar me perçmim mashtruesit seriale te cilet ka 10 vite qe i mban ne kurriz.

Ps. Fotot me poshte nga euronews.al, opendata.al dhe mga Fol.Al.

About Redaksia

Check Also

Rama-Dumani – kampioni i anti-korrupsionit nuk prek kampionët e korrupsionit

Nga Basir ÇOLLAKU Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka sanksionuar Altin Dumanin, kreun e Strukturës së …

Leave a Reply