Berisha: Rama shumë shpejt në bankën e të akuzuarit bashkë me McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, tha se seria e radhës, pas presidentit Aleksandër Vuçiç, personazhi i radhës do të jetë Edi Rama.

Po ashtu, shtoi se po për kryeministrin ka të dhëna të tjera që do ta drëgojnë në bankën e të akuzuarit, bashkë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Nuk vjen dot ai këtu se i del baxhanaku me 110 tendera. I dalin sarajet me 5 mijë m2 oborr. Thjeshtra është bërë problem madhor për të gjitha studiot e arkitekturës. I shkatërroi kjo. Nuk vjen dot këtu se do i tregoja ca gjëra për McGonigal dhe se e pret shumë shpejt banka e të akuzuarit bashkë me McGonigal. Nëse lexove shkrimin e NYT për lidhjen e Vuçiç dhe Belikuv, iu garantoj se seria e dytë do të ketë personazh kryesor Edi Ramën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çfarë do jetë protesta e 10 shkurtit/ Shqipëria përgatitet për kryengritje kundër regjimit

Në përgjigje të pyetjes për tubimin e 10 shkurtit, kryetari i PD, Sali Berisha theksoi …

Leave a Reply