Berisha: Edi Rama hajde këtu e t’u themi shqiptarëve se cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij!

Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Mat dhe Klos. Berisha i bëri thirrje Ramës të dalë në debat. “Edi Rama hajde këtu e t’u themi shqiptarëve se cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij! Nuk vjen dot, nuk ia mban”, tha Berisha.

Skënder Gjuci dhe Bedri Hoxha, dy qeveritarë vendorë të sprovuar, të cilët u kanë shërbyer ju me përkushtim dhe të cilët sot këtu dhe kudo që të doni ju, janë të gatshëm të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre.

I them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë, një fjalor tipik për halabakët, i them hajde këtu në Mat, ja ku janë këta qytetarë, dil këtu me Sali Berishën dhe t’u faktojmë pak këtyre qytetarëve se nuk po hyjmë në ato që kemi realizuar anëtarësimin në NATO, apo etj., etj., jo, t’u faktojmë këtyre qytetarëve se kush e ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe kush ka menduar për qytetarët. Kaq.

Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij, nuk vjen dot, nuk ia mban, nuk del dot. Po pse nuk del? Edhe unë kam familjarë, edhe ai ka familjarë.

Dallimi është si nata me ditën se unë mund t’i numëroj atij, këtu para jush me dhjetëra me qindra tendera të fituara në mënyrën më antiligjore, më të padrejtë nga familjarët e tij, nga baxhanaku i tij, nga thjeshtra e tij, në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me ligjin e interesit, për të cilat ai do të shkojë atje ku e ka vendin.

Edhe unë kam qeverisur 8 vite. Le të gjejë një tender që kanë fituar fëmijët apo njerëzit e mi. Zero, zero, zero.

Unë të them hajde këtu t’u tregojmë këtyre burrave dhe grave se çfarë ke firmosur ti paf, paf, paf, e fap, fap, fap. Se si ke firmosur ti për të vjedhur vetëm me djegësat e Fierit, Tiranës që nuk ekzistojnë kërkund, 420 mln euro.

Kurse unë kam firmosur mbi 7 mijë vendime qeverie dhe vendime të kryeministrit, asnjë prej tyre paf, paf, paf, e fap, fap, fap, por e kam firmosur, kam firmosur duke menduar 7 herë e firmosur një herë. Prandaj ti nuk vjen këtu, nuk del as në studio televizive dhe prandaj kalon shesh më shesh me gjuhën prej halabaku”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën …

Leave a Reply