Berisha: Vrasësi i vajzës keniane “fle” në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dosja e vrasjes së të resë keniane në Tiranë nuk po zbardhet pasi, sipas tij, ‘vrasësi fle në qeveri’.

‘SKAP-i nuk ka guxuar të hapë dosjen e kenianes, sepse vrasësi ‘fle’ në qeveri. SKAP-i është krejtësisht seksion i PS. Gjykatësit janë më kriminelë se çdo kriminel tjetër, por këta janë prapë gjykatës të partisë.

Por, kjo nuk do të thotë që ne do të heqim dorë sepse qëllimi ynë është funksionimi i shtetit ligjor, u shpreh Sali Berisha në ‘Intervistë’ me Merita Haklajn, në A2 CNN.

‘Institucionet e drejtësisë kontrollohen fund e krye nga Partia Socialiste. SKAP-i (SPAK) është thjesht një seksion i PS. Kurrë ndonjëherë nuk ka patur vendi ynë një institucion të tillë, me individë me inkriminim të shkallës më të lartë. Aty ku shitet dosja nga prokuroria, aty ka hyrë gjer në palcë krimi. Kjo është bërë e zakonshme me SKAP-in, pasi aty janë futur militantë të parties’, tha Berisha.

‘Çdo javë, aty mbyllen dosje. Çdo javë, eksponentë të PS paraqesin akuza false. Me ligj, akuzuesi i rremë duhet proceduar dhe kurrë nuk është proceduar nga SKAP-i i partisë, qoftë për të treguar se nuk mund të shkelmohen nga kushdo. Megjithatë, ne kemi dërguar dhe do të dërgojmë vazhdimisht dosje aty’, shtoi kreu i PD, Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit blen fuoristradë luksoze me paratë e taksapaguesve

Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e …

Leave a Reply