Berisha: Investimet e Ramës në Veri në 1 vit, sa 1/3 e rrasave të gurit në sheshin “Skënderbej”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Kukësi kryeministrin Edi Rama se diskriminon veriun. Në takimin elektoral me kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, Berisha Rama përjashtoi të gjithë veriun nga investimet.

Kreu i PD tha se ka llogaritur investimet e qeverisë në të gjithë veriun e vendit në 1 vit dhe janë sa 1/3 e kostos së rrasave të gurit në sheshin ‘Skënderbej’.

“Edi Rama zhyti Shqipërinë në varfëri sa asnjëherë tjetër në 8 vite. Edi Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po vijmë nga Kruma dhe Myftari tregoi aty se ish-kryetari i bashkisë Krumë, socialist kalonte nga fshati në fshat. T’u them të vërtetën mua më bëri përshtypje pozitive, sepse njeriu pendohet, pendesa është gjëja më normale dhe shkonte në çdo fshat dhe u thoshte; shikoni unë e lashë këtë detyrë, por 4 vite kam marrë zero investime nga qeveria e Tiranës.

Zero investime. Pra e thashë këtë për trajtimin armiqësor, për diskriminim racist që ai u ka bërë zonave të veriut. Një vit kam llogaritur investimet në të gjithë veriun. Ishin, 1/3 e rrasave të gurit në sheshin Skënderbej. Absolutisht kjo”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama drejt arrestimit, 1 milionë faqe përgjime partnerësh, paralajmërimi i Berishës

Rama nuk do ta ketë të lehtë. Zbardhja e përgjimeve të shërbimeve partnere ku ai …

Leave a Reply