Kreu i PD Kurbin: “Ulsi patatja” po merr peng votuesit, qarkullojnë automjete me armë nën siglën e PS

Kryetari i PD në Kurbin, Gjovalin Laska ka bërë një denoncim të fortë me video në rrjetet sociale ku akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën ose ndryshe “Ulsi pataten” dhe bashkinë e Kurbinit se po iu bëjnë presion qytetarëve të Kurbinit duke u mbledhur kartat e identitetit familjarisht për t’u rrëmbyer votën për kandidaten socialiste Majlinda Cara. Por më e rëndë është akuza e Laskës, i cili shprehet se në Kurbin po qarkullojnë njerëz me armë në automjete ku kanë vendosur siglën e PS-së dhe për këtë, ai i bën thirrje posaçërisht, Ministrisë së Brendshme.

Në video, Laska shprehimisht thotë: “Dua të bëj një denoncim publik në lidhje me administratën e Bashkisë Kurbin dhe Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka sjellë të gjithë drejtorët dhe po merr peng qytetarët e Kurbinit duke i dërguar te “Kasmi Bar Restorant” për t’iu bërë presion çdo ditë.

Gjithashtu dua të bëj publike se në Kurbin kanë filluar të mbledhin kartat e të gjitha qytetarëve për t’i mbajtur peng vetë sipas dëshirës së tyre dhe jo sipas dëshirës së qytetarëve dhe punonjësve. Zyra Arsimore po bën të njëjtën “masakër”, sepse është vegël e kryetares së baskisë.

Në këto ditë dua të bëj një deklaratë në të cilën kërkoj që Ministria e Rendit së bashku me arsenalin e Policisë së Shtetit në Kurbin, po qarkullojnë automjete me armë. Mjafton të ketë një sigël të PS dhe me armë mund të qarkullojnë lirshëm dhe iu mbushet makina me naftë nga paratë e qytetarëve.

Të dashur qytetarë të Kurbinit. Ne sot jemi të vetëdijshëm se ju po ju vidhet ndershmëria me të cilën doni të votoni, por juve po vidhet vota nëpërmjet manipulimit dhe blerjes së saj. Në këtë ditë duhet të jeni të qetë, të merrni pjesë masivisht në qendrat e votimit, të votoni kundra Majlinda Carës dhe kundra Ulsi “patates”.

Ulsi “patatja” ashtu si Shpëtim “patatja” do të marrë të njëjtën përgjigje më datën 14 maj. Me lekët e tërmetit s’mund të tallet me Kurbinin”, ka nënvizuar Laska.

About Redaksia

Check Also

Mijëra të pastrehë nga tërmeti, PD: Durrsakët duhet të presin 2025-ën që qeveria t’i mashtrojë përsëri për të vjedhur zgjedhjet

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI Një shifër fantastike prej …

Leave a Reply