Berisha: Shqiptarët përballen me dy alternativa! E jona që ka në qendër qytetarët dhe e Ramës, i cili tallet me shqiptarët!

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu besimin dhe bindjen nga takimi elektoral në Vlorë për fitoren e opozitës me 14 maj.

Berisha u prit sot në Vlorë nga mbështetës demokratë dhe qytetarë në takimin entuziast me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra.

Lideri demokrat u shpreh para qytetarëve, se po e mbyll këtë fushatë elektorale me plot shpresë të madhe dhe frymë fitoreje. Berisha vlerësoi të gjithë kandidatët e dalë nga Primaret, ku shtoi se e ka vlerësuar më së shumti punën e tyre serioze, duke studiuar një për një problematikat që i kanë shqetësuar shqiptarët në këto 8 vite. Probleme këto të fundit të cilat kanë qenë premtime boshe, të papërmbushura nga qeveria Rama.

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu optimizëm dhe ftoi qytetarët e Vlorës që më 14 maj të bëjnë zgjedhjen e duhur, duke votuar si qytetar të parë, Hysni Sharrën, pasi që ai është njeriu plot dinjitet dhe transparent për të trajtuar siç duhet problematikat e qytetit, ndryshe nga qeveria e deritanishme e cila është shkaku kryesor i varfërimit dhe mashtrimit të shqiptarëve.

Berisha dënoi ashpër deklaratën e kryeministrit Rama, kur tha se pa Serbinë nuk mund të futemi dot në BE. Berisha shtoi se Kosova është ajo që duhet të jetë pranë nesh, dhe jo Serbia, e as vëllai i kryeministrit, Vuçiç. Lideri opozitar tha se Rama është një antishqiptar, dhe nuk meriton asgjë nga shqiptarët, por duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

FJALA E PLOTË

Të dashur, qytetarë dhe qytetare të Vlorës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, për të gjithë vlonjatët dhe vlonjatet kudo që ndodhen, në këtë qytet të bekuar, në rreth, në emigracion dhe kudo që janë.

Mirënjohje dhe përshëndetjet më të përzemërta.

I dashur zoti Bujar Leskaj, deputet i Kuvendit, drejtues politik i qarkut të Vlorës.

I dashur zoti, Atrid Hoxha, kryetari i PD-së për Vlorën.

I dashur zoti Hysni Sharra, kandidati dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë së Vlorës.

I dashur zoti Leonard Rakipi, kandidati dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë së Selenicës.

Të dashur miq!

Është kënaqësi e madhe të jem sot këtu, për të mbyllur fushatën elektorale me frymën e fitores, për të mbyllur këtë fushatë e cila po mbjell shpresën e fitores në Vlorë dhe në të 4-anët e vendit, e cila do të kurorëzohet me 14 maj me një fitore historike, me një ndryshim historik në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë.

Me 14 maj, qytetarët e Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë firmosin me votën e tyre, ndryshimin. Votojnë për kandidatët e ndryshimit të cilët erdhën para jush si bijtë tuaj, me transparencë të plotë. U votuan nga ju, morën besimin tuaj dhe garojnë me një program të shkëlqyer, program në të cilin ndihet pulsi, mendimi dhe psherëtima e qytetarëve të Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë.

Kandidatët tanë kanë bërë një punë të madhe dhe shumë serioze, duke dëgjuar të gjithë problematikën e krijuar gjatë këtyre 8 viteve dhe me mendimin më të mirë të elitës, por edhe të qytetarëve, kanë hartuar zgjidhjet për të gjitha problemet.

E vërteta është se varfëria është bërë për fatin më të keq, kryefjala e ditës dhe kjo varfëri vjen absolutisht e krijuar nga dora e qeverisë shqiptare. Me barrën e rëndë të taksave, vjedhjen e tmerrshme të saj, ngrirjen e rrogave, rritjen e çmimeve. Nuk ka një qeveri tjetër e një vendi të lirë që të ketë zhytur, vit pas viti gjithnjë e më shumë në skamje shqiptarët, se sa kjo qeveri e Edi Ramës.

Mjafton të kujtoj këtu se çdo shqiptar vetëm për shkak të bordeve që ngriti, ka shpenzuar në vitin 2022, 430 mijë lekë më shumë për ushqime se sa në vitin 2021. Ndaj dhe me 14 maj, vota e shqiptarëve për ndryshimin, është votë së gjithash për të hapur rrugët e shpresës, të përmirësimit të jetës të vlonjateve dhe qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët këto ditë përballen me dy alternativa.

Njëra është alternativa jonë e cila ka në epiqendër qytetarë të parë të zgjedhur në mënyrën më transparente. Njerëz të cilët kanë përgatitur programet më të mira, me të cilat synojnë lehtësimin e madh të barrës fiskale.

Synojnë përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve, synojnë  transparencë në përdorimin e të ardhurave, përkujdesje të ndershme, të barabartë për të gjithë qytetarët në territorin e bashkisë.

Synojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e grave, vajzave, të rinjve, suksesin e biznesit të tyre.

Çfarë keni dëgjuar ju, të dashur vlonjate dhe vlonjatë, shqiptare dhe shqiptarë nga kandidatët e mafias së Edi Ramës, çfarë keni dëgjuar nga Edi Rama i cili kalon nga sheshi në shesh me një fjalor banal prej halabaku, i cili u flet qytetarëve shqiptarë si qenie inferiore sikur nuk janë njerëz me formimin e tyre, me ndërgjegjen e tyre shoqërore, me problematikat e mëdha, por flet me fjalë banale, përdor të gjitha termat.

Nuk e bën pa qëllim. Ai ka mashtruar qytetarët 8 vite dhe e din se mashtrimet nuk i ecin më. Ai ka varfëruar qytetarët. Ai ka boshatisur Vlorën dhe Shqipërinë. Ai ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe asgjësuar lirinë dhe të drejtat reale të qytetarëve shqiptarë. Ai ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Pra, ai para shqiptarëve nuk mund të dalë as të japë llogari. Dhe mendon e beson se me fjalor vulgar, banal, të turpshëm do të arrijë që qytetarët të harrojnë problematikat e tij dhe të merren me fjalorin e tij. djallëzor, banal është ky. Po Edi Rama për çdo shqiptar të ndershëm, për çdo biznesmen të ndershëm, për çdo fermer të ndershëm, për çdo të ri, për çdo qytetar, për çdo atdhetar, është armik dhe vetëm armik.

Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria, si regjimi i Edi Ramës.

Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka plaçkitur shqiptarët si Edi Rama.

Në vitin 2013 ja dolëm të kemi rrogat më të larta në rajon. Ngriu rrogat në një kohë që çmimet normale rriteshin nga viti në vit. U rrokullisëm tek qytetarët me rroga më të ulëta në rajon. Kurse taksat i dyfishoi, dyfishoi gjobat.

Vetëm vjet ka pasur 5 miliardë euro të ardhura.

Çfarë bëri me to. 3 miliardë kanë qenë të ardhurat në vitin 2013 dhe më përpara edhe më të pakta, por arritëm të dyfishojmë rrogat, të dyfishojmë pensionet, të ndërtojmë 11 mijë km rrugë etj. Po zotëria çfarë bëri në 8 apo 10 vite? Bëri sikur ndërtoi rrugë. Ndërtoi rrugë me 24 milionë euro. Miqtë e mi, rruga Levan-Vlorë është më e gjera e Shqipërisë, ka dy ura mbi Vjosë. Është ndërtuar me 2.8 milionë euro. Kurse ky ndërton rrugë, autostrada në mes të fushës, me 24 milionë euro, sepse i vjedh.

Vjedh 90% të fondeve. Ndërton shkolla 7 milionë euro. Udhëton si sheik, 22 milionë euro me avion, ndërkohë kur kancelari i austrisë udhëton me avion linjash. Për të qytetetarët nuk ekzistojnë, prandaj vjen dhe flet në atë mënyrë para qytetarëve, në mënyrën më të turpshme, si asnjë shtetar tjetër. Edhe në diktaturë ju kujtohet, njerëzit i viniun nofka Shefqet Peçit, se fliste pa ka shumë si ky në disa raste, që ishte diktaturë, por nuk e toleronin një gjë të atillë.

Ky është anti-shqiptar i mirëfilltë. Vetëm para 10 ditësh deklaroi, se Shqipëria në BE pa Serbinë nuk ka kuptim. Çfarë do të thotë kjo? Po çfarë lidhje kemi ne me Serbinë, që të mos ketë kuptim, por të lidhemi me integrimin e saj? Çfarë shqiptair është ky, më thoni ju mua? Si mundet? Po të thoshte pa Kosovën, thoshte një të vërtetë, se Kosova duhet të jetë me ne. Po çfarë lidhjeje kemi ne me Serbinë?

Kemi një lidhje, ua them unë ju. Gjenocidin serb mbi shqiptarët. Gjenocidet ciklike serbe mbi shqiptarët.

Dje isha në Kukës. Ka prishur monumentin e gjenocidit të Lumës. Gjenocid i faktuar nga Komisioni Ndërkombëtar i krimeve dhe shkaqeve të Luftës së Parë Botërore. I dokumentuar. E urdhëron Vuçiçi, dhe shtyn Safet Gjicin të shembë monumentin. Çfarë shqiptarësh janë këta, më thoni ju mua? Këta janë anti-shqiptarë. Asnjë patriot shqiptar nuk duhet të votojë Edi Ramën. Është armik i qënies shqiptare.

Shkoi me Ballkanin e hapur. Nga Novosela deri në Bunë, e jgithë ultësira, dhe Korrca e Elbasani, të gjitha fermat falimentojnë në seri, njëra pas tjetrës. Tregu mbushet me qumësht pluhur të prodhuar në Serbi. Serbia subvencionon 50 herë më shumë se Shqipëria fermerët. Po atëherë nga t’ia dalin fermerët e Shqipërisë pa subvencione? Dhe ngelen për të therrur bagëtitë e tyre. Dhe ky, para kësaj situate cilën zgjidhje ka? Lidhjen me Beogradin, jo me Brukselin. Po ne drejtimin e kemi në Bruksel. Dhe tjetrën, të sjellim cingalezë, indianë, bangladeshas. Pa ikni ju, ikni nga vendi juaj. E çfarë ka një armik më shumë se kaq, më thoni ju mua? Cili pushtues është sjellë në këtë mënyrë? Lexoni.

Jo, edhe pushtuesit respektojnë disa rregulla. Kurse ky thyen çdo rregull. Ky i bëri shqiptarët të flasin me vete nga skamja

Para një jave banka botërore deklaronte se, 80% e shqiptarëve në ndihmë ekonomike, nuk marrin ndihmë ekonomike. Vetëm 20% e tyre marrin. Po nga të marrin shqiptarët, se këta vjedhin me tendera, çmime, në çdo gjë.

Pra, më 14 maj çdo vlonjate edhe vlonjat voton për veten e tij. Qytetarë, a mundet prapë të votojmë për pushtetin e Edi Ramës, pushtetin e së keqes, njeriu që ka përdorur pushtetin për të varfëruar shqiptarët. Njeriu që ka futur të gjitha pushtetet në dorë, dhe qytetarët shqiptarë janë absolutisht pa të drejta sot. Nuk ka të drejta, mos të kujotojë kush se ka të drejta pa drejtësi të pavarur. Nuk e ekzistojnë të drejtat e njeriut pa drejtësi të pavarur. Dhe ju e shihni vet se çfarë drejtësie ka sot. Se si e komandon si në kohën e diktaturës, edhe më keq.

Nuk i jipet vota këtij kurrë. Ky duhet të ikë. Ky është delinkuent. Këtë e presin në Uashington. Sot e tutje duhet quajtur Ramë McGonigali ky. Duhet të shkojë atje të japë llogari, sepse ka rekrutuar me ryshfet. Dhe ai gjykatës do dënojë marrësin e ryshfetit, ua garantoj unë ju. Forcë në botë që e shpëton pa e dënuar dhe atë që ka dhënë ryshfetin, nuk ka

Më 14 maj, çdo qytetar voton për të drejtat e tij. Çdo biznesmen voton për biznesin e tij. Ju garantoj se oferta e Hysni Sharrës, dhe e Leonard Rakipit, është lehtësim i madh për bizndeset tuaja. Por mos harroni se pas 14 majit, forcë në botë që ta mbajë në pushtet Edi Ramën, nuk ka dhe nuk do të ketë. Edi Rama do marrë vendin që i takon.

Përsëri ne iu rikthehemi qytetarëve. Ne përsëri, jemi të sigurt se do dalim qytetarët me rrogat më të larta në rajon. Më të larta se gjithë rajoni. Arritëm më të larta se vendet e Ballkanit, por do arrijmë edhe vende tjera që janë me rrogamë të larta se ne. Po ku e bazoj unë këtë? Asnjë vend nuk ka më të pasur se Shqipëria. Asnjë vend nuk ka pasuritë përrallore të Shqipërisë. Asnjë tjetër në Ballkan, ose më gjerë. Ndaj edhe, të firmosim ndryshimin më 14 maj. Është historike. Është jetike kjo votë për fatin e Vlorës, për fatin e Shqipërisë.

Shikoni se çfarë i bëri Vlorës ky. Ia tjetërsoi sheshin, ia tjetërsoi sheshin tjetër të bashkisë, pa pyetur asnjë qytetar vlonjat, pa pyetur komunitetin. Po nuk ka njeri në botë që do mund të bënte një akt të tillë ndaj një sheshi i cili nuk është vetëm i Vlorës, por është i mbarë kombit shqiptar. E kuptoni se çfarë do të thotë të gjitha pushtetet në duart e një njeriu? As Enver Hoxha nuk e bëri atë. As sheshin e bashkisë nuk e preku.

Çfarë është ky? Ky është një despot që nuk ka asnjë moral, nuk ka asnjë normë. Që përdor një fjalor të turpshëm kudo që shkon. Që mbledh, bën takime me nënat, motrat, vajzat dhe gratë, duke menduar se unë në këtë mënyrë do të tërheq për vota.

Unë iu bëj thirrje grave, vajzave, nënave dhe motrave të Vlorës, të cilat ndiejnë më shumë se të gjithë të tjerët problematikat e mëdha që ka krijuar regjimi i Edi Ramës. Me mospasje, me skamje, me largimin nga Shqipëria. Bëhuni flamurtare të kësaj fushate, dhe deri më 14 maj të marrë nga ju ndëshkimin që meriton. Të marrë nga ju edhe mallkimin që meriton, sepse ai meriton mallkim.

Se vetë udhëton me avion me dhomë gjumi, kurse bijtë dhe vajzat e nënave rrezikojnë jetën me gomone edhe sot pas 32 vitesh nëpër detra të botës. Dhe çfarë thotë? Do marr cingalezë, indianë. Çfarë na bën ky ne? Është koha ta ndëshkojmë me votën tonë, me qendrimin tonë. Është koha të firmosim shpresën, të firmosim liritë tona, të firmosim për Vlorën dhe të ardhmen e saj, për Shqipërinë.

Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria!

Më 12 maj ju ftoj ju. Ftoj të gjithë demokratët shqiptarë në sheshin ‘Nënë Tereza’ të mbyllim fushatën e fitores. Edhe njëherë urimet më të përzemërta. Fitore!

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply