Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Fier se, vota më 14 maj hap dyert që vjeshta që vjen të jetë vjeshta e fundit në pushtet e Ramës. Berisha tha se, loja e Edi Ramës me “Ballkanin e Hapur” duke hapur kufijtë për mallrat e Shumadisë, të Serbisë bëri që fermat tuaja të falimentojnë, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, sukseset e arritura u zhbënë.
“Në 14 maj ju votoni për veten tuaj, sepse merr fund njëherë e mirë rritja e çmimeve me borde, merr fund ngrirja e rrogave dhe pensioneve. Marrin fund, tarifat dhe taksat e larta mbi ju nga autoritetet vendore, shërbimet përtokë që ju ofrohen sot.
Duke votuar ndryshimin, i cili është në duart tuaja në 14 maj, ju fermerët e Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë, votoni për jetesën tuaj, votoni për suksesin e fermave tuaja. Këto 8 vite kanë qenë vitet e braktisjes tuaj. Por braktisja juaj në një kohë kritike, kur ju kishit nevojë, të paktën dhe për 2-3 miliardë euro investime, për të patur infrastrukturën që meritoni, për të pasur subvencionet që meritoni, tregjet dhe infrastrukturën ujore që meritoni, ju ktheu ju mbrapa.
Loja e Edi Ramës me ‘Ballkanin e Hapur’, duke hapur kufijtë për mallrat e Shumadisë, të Serbisë, vend që ka subvencionet 30-40 herë më të mëdha se Shqipëria, bëri që fermat tuaja të falimentojnë, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, sukseset e arritura u zhbënë. Me qindra, mijëra fermerë u detyruan të presin lopët e racës, të presin plantacionet e mollëve, qershive, ullinjve dhe të tjerë.
Ju garantoj se duke votuar ndryshimin këta qeveritarë vendorë do të jenë mbështetje për ju, por 14 maji do të hapë dyert në të 4-anët që vjeshta që vjen të jetë vjeshta e fundit në pushtet e Edi Ramës, dhe ai të shkojë ose të McGonigali, atje ku e ka vendin, ose të shkojë tek shokët e tij ku janë të djegësave.
Edi Rama nuk ka të ardhme në politikë, Edi Rama është i mbaruar përfundimisht në politikë, votoni ndryshimin”, tha Berisha.
Check Also
Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën
Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …