Berisha: PD nuk do të pranojë kurrë të tjetërsojë mrekullinë mahnitëse të qytetërimit dhe natyrës, Parkun e Butrintit!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takimin elektoral në Sarandë me kandidatët për kryetar bashkie për Sarandën, Delvinën dhe Himarën të koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Berisha shprehu optimizmin tek qytetarët se më 14 maj ata do të bëjnë zgjedhjet e duhura, duke zgjedhur për kryetarë të parë në bashkitë përkatëse kandidatët e dalëa nga Primaret, kandidatë që ata i kanë zgjedhur me vullnetin e tyre të lirë.

Lideri i PD, Sali Berisha tha nga Saranda se, se në ndryshim nga kandidatët e opozitës, kandidat pallati vjen në Sarandë me misionin që oligarkët të ndërtojnë tek varrezat. Berisha u shpreh se: “A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet, vjen vetëm përfaqësuesi i mafias.”

Kryetari i PD, Sali Berisha shtoi gjatë fjalës së tij se, mafia ka zbritur Belinda Ballukun nga Peshkopia në Konispol me valixhe parash me vete. Berisha tha se, pas Edi Ramës, Balluku është hajdutja e dytë më e madhe.

Gjithashtu, Berisha e vuri theksin mbi fushatën tallëse që po bën kryeminstri Rama me qytetarët, pasi ai nuk po jep asnjë llogari, por vetëm iu përmend zorrën qorre, më tha gjyshja, apo nëse fitojnë kandidatët e opozitës, ai nuk do t’ju japë asnjë lekë.

Kryetari i PD, Sali Berisha në 14 maj, në ditën kur fati i Shqipërisë duhet të ndryshojë, ftoi të vijnë dhe ata qytetarë që të cilët kanë ikur larg Shqipërisë për t’i dhënë vendit shpresën dhe frymën e ndryshimit.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë. Vëllezër e motra. Zonja e zotërinj! Banorë të Sarandës. Përshëndetjet e mia më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë, dhe kënaqësinë më të madhe që inagurojmë fitoren sot me këtë miting madhështor, përfundimtar, të zjarrtë të fushatës slonë elektorale.

E nderuar zonja deputete e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuese e fushatës në rrethin e Sarandës, Ina Zhupa. E nderuar kryetare e PD të Sarandës. I dashur z.Ardit Cikuli, kryetari ynë i ardhshëm i Bashkisë Sarandë. I dashur z.Fatmir Shero, kryetar i ardhshëm i Bashkisë Konispol. I dashur z.Ilir Mehmeti, kryetar i ardhshëm i Bashkisë Delvinë. I dashur z.Fredi Bejleri, kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë, që ia nxore të gjitha çfarë kishte brenda Edi Ramës në takim. I nderuar z.Leonidha Kristo që shkëlqen me mungesën tënde sot, se je në fushatë në Greqi. Kandidat dhe kryetar i ardhshëm i Bashksië së Finiqit. Të dashur miqtë e mi dashamirës, Pirro, Dhimitraq. Përshëndetjet më të përzemërta të gjithëve juve këtu.

Sot kam arhdur për të mbyllur së bashku me këtë miting, fushatën e fitores, fushatën elektorale në Sarandë dhe në bashkitë e këtij rrethi. Kam ardhur i bindur se kandidatët që paraqesim janë kandidatura të shkëlqyera, të cilat në çdo aspekt, drejtim janë kandidatët tuaj. Jo vetëm se i keni nxjerrë, propozuar, votuar ju, por edhe se siç keni parë gjatëkëtyre muajve fushatë elektorale, ata kanë patur meritën e madhe nga mëngjesi në darkë të diskutojnë me ju, të debatojnë me ju, të dëgjojnë shqetësimet tuaja, por edhe të paraqesin para jush të gjitha zgjidhjet më të mira për problematikat e Sarandës, Himarës, Delvinës, Finiqit, Konispolit.

Problematika të akumuluara, të krijuara nga një qeverisje e cila në këto vite vetëm për ju, për qytetarin nuk pyeti se ekziston. Le të ndalemi sot në një moment tek kandidatët e krahut tjetër. Ata janë kandidatë të një njeriu, kandidatë të Edi Ramës, kandidatë të xhepit të tyre, kandidatë që nuk kanë lidhje absolutisht me qytetetarët.

Ngrihet tjetri nga Durrësi vjen këtu i deleguari personal i famëziut, Alket Hyseni. Alketin e hoqën vet socialistët, e përzunë për ato që bëri. Tani gjeti këtë tjetrin, Çaçin, i cili vjen tek trashëgimia e prindërve tek pallatet. Pra, ky është kandidat pallati. Çfarë e lidh këtë me Sarandën përveç pallateve të të familjes së tij, përveç zotimit makabër që do të kërrejë eshtrat nga varrezat e Sarandës, sepse duhet që oligarkët të ndërtojnë aty dhe vetëm aty? A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet? Vjen vetëm përfaqësuesi i mafias.

Miqtë e mi!

Mafia është forma më e egër e krimit. Forma më aprincipale, më e pashpirt. Ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se ç’bën mafia. Zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia, ku e ka çuar në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para. Sepse ajo është në Ballkan, pas Edi Ramës, hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them unë këtë? E them unë këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk lejon të zbrazen digat verës.

E shet energjinë me çmim 20-30 euro sekserëve të saj, dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro, dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason. Kush mund të dyshojë për këtë ju them se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare, sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë. Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse, dhe me ato para është turrur drejt Konispolit.

U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, t’ia filmojnë valixhet.

Çamëve të Konispolit iu them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol, sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi iu bëri djemve të çamërisë që ishin në ushtri. Por këto janë vetëm një aspekt.

Këta kandidatë nuk dlain të ballafaqohen. Vjen e thot ëkëtu se kam hotel në Durrës. Hajde këtu, tregoju sarandiotëve si e bëre atë hotelin ti? Me çfarë parash, ku i more paratë? Nuk vjen, sepse i ka siç i ka. Uk vjen, sepse i duhet të tregojë të gjitha lidhjet, ndërsa kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo kohë, në 12 të natës, në 12 të ditës të dalin këtu në shesh para jush, ose në studio, dhe të japin llogari për çdo gjë, t’u përgjigjen për çdo gjë. Po ku mund të dalë kandidati i Delvinës, që? është si me qëne i rritur në ishullin e drogës? Kushëririn në Itali me dhjetëra kilogramë kokainë, vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu, një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e policisë shqiptare që vjen dhe bën fushatë, se ka hall të marrë ndonjë mandat deputeti.

Ardi, edhe ti do pësosh fatin e tyre. Jo deputet, po atje ku e meriton do shkosh. Pra, a ka një krahasim?

Unë e ftoj Edi Ramën. Edi Rama, hajde urdhëro, bujrum! Të dalim para qytetarëve, të dalim në çdo studio televizive, në çdo shesh dhe të japim llogari. Unë kam qeverisur, ti ke qeverisur. Pse ke frikë? Çfarë të tremb ty që largohesh? Ke frikë ti, sepse ke vjedhur. Sepse ti u the shqiptarëve, unë kam firmosur paf-paf-paf e fap-fap-fap. Po, por ke firmosur për xhepin tënd, ke firmos për të vjedhur. Ndaj edhe, nuk del dot këtu, se ke firmosur në mënyrë të kundraligjshme.

420 milionë euro për djegësat, se ke firmosur në mënyrën më antiligjore, më kriminale për të shpërbërë pasurinë më përrallore që ka Saranda dhe Shqipëri, Parkun e Butrintit.

Miqtë e mi!

Ju jeni këtu, po Parku i Butrinit ju garantoj unë ju, nuk ka një të dytë në Europë, dhe ndoshta edhe në kontinente të tjera. Ai është jo vetëm një mrekulli e civilizmit, por ai është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës. Dhe mrekullia e civilizmit me mrekullinë e Zotit dhe natyrës, me Kepin e Stillës, me biodiversitetin e jashtëzakonshëm, përbën një komples që nuk gjendet kund.

Unë, siç e dini ju, jam përpjekur ta ruaj, dhe Lordi Rotchild për cdo lloj cënimi që ndodhte, më bënte letër, dhe unë e vlerësoja shumë. Po pse? Ai park nuk është vetëm për ne, ai park është për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë, për gjeneratat që vijnë. Është park që nuk gjindet më kund. Zgjerova rrugën, protestë. Pse preke, pse more një pjesë nga parku për të zgjeruar rrugën. Ua sqarova, ishte për sigurinë e jetës së turistëve, qyetetarëve.

Kurse tani, çfarë bëri korrupsioni? Korrupsioni e ndau qytezën arkeologjike nga zona A, Kepi i Stillës, dhe fondi mori qytëzen, Kepin e Stillës ia dha Ramës, ia dha qeverisë. Ky është akt më i shmëtuar, dhe unë ju garantoj se kryetari juaj i bashkisë, se PD, nuk do të pranojë të tjetërsojë kurrë këtë mrekulli mahnitëse të qytetërimit dhe natyrës së pashoqe, siç është Parku i Butrintit.

Cila është sot fushata? Ju e shihni. Kandidatët tanë dalin para jush me një platformë ku zotohen me vendime, dhe projekte konkrete për të ndryshuar jetën tuaj. Nga ana tjetër çfarë ndodh? Kandidatët e Edi Ramës bëjnë kopjen e Edi Ramës, kurse Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me 4 fjali. Zorra qorre, nuk kam motër për të martuar, gjyshja ime më ka thënë këto-këto, dhe nuk do t’ju ndihmoj po votuat PD.

Kj oështë fushata e një kryeministri që ka qeverisur 10 vite. Për të mos thënë pastaj, fjalorin tjetër banal. Çfarë tregon ai me këtë fushatë? Me këtë fushatë ai tregon para së gjithash se ai nuk ka pikën e respektit për qytetarin. Se ai nuk ka asnjë ndjesi për problematikat e mëdha të qytetarëve, se ai mendon, se do u japë përgjigje, se kështu më ka thënë gjyshja, nuk kam motër se ti je çun i mirë, zorra etrashë e zorra e hollë, e të tjera fjalë të tilla.

Jo, ai është përgjegjës, shumë përgjegjës. Sepse ai sot është kryeministër i një vendi, banorët të të cilit kanë braktisur vendin e tyre shumë më tepër se ukrainasit nga lufta. Shumë më tepër se sirianët nga lufta civile. Kanë braktisur, se u vendosi darën, tiraninë e varfërisë. Ngriu rrogat, kurse çmimet u rritën, dhe i rriti vet me borde në mënyrë stratosferike. Ai hapi kufijtë, shkatërroi qindra e mijëra ferma në të gjithë Shqipërinë. Për t’i dhënë përparësi prodhimeve serbe, Serbia ka një subvencion 50 herë më të madh se Shqipëria ndaj fermerëve. E për rrjedhojë nuk mund të konkurrohet në këtë mënyrë. Kjo është e pandershme.

Rrogat i ngriu. Para kishte. 5 miliardë të ardhura ka qenë buxheti pasi dyfishoi taksat. 3 mliardë ishte buxheti me taksa të përgjysmuara. Me 5 miliardë, ai mund të kishte rrogat të paktën tri herë po të donte. Por jo, përkundrazi, zgjodhi t’i vjedhë ato para, duke ndërtuar rrugë 24 milionë euro kilometrin, nga 2 milionë që është çmimi. Zgjodhi të shënojë në një jetë të shfrenuar luksi, të udhëtojë me avion dhe të shpenzojë 22 milionë euro me avion me dhomë gjumi. Të blejë vazon në oborrin e Kryeministrisë 4 milionë euro.

Çfarë është kjo? Shpërfillje absolute për qytetarin. Shpërfillje absolute për problemet, nevojat e tij. Po ti ato para, më mirë përdori për të blerë ilaçet që nuk i kemi për të sëmurët, që iu kushtojnë edhe jetën. Ti ato para, shtojua edhe atyre që janë në ndihmë ekonomike. Çfarë tregoi banka botërore 5 ditë më parë? Vetëm 20% e shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, pra që kanë nën 1 dollarë të ardhura për frymë, marrin ndihmën ekonomike.

Sepse ai ka dalë tani me teorinë: Në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Por nuk është problemi të vdesësh për bukë. Është problemi të jetosh si njeri, që shqiptarët të jetojnë si njerëz, dhe të mos u dridhet dora, të mos numërojnë kafshatën, të mbyllin muajin si duhet, të kenë në cep disa kursime, të krijojnë të gjitha shërbimet që kanë.

Po rris rrogat, tha. Edhe do ta bëjë 900 euro rrogën mesatare. Për të mashtruar me jë cinizëm ekstrem, solli ligjin në Parlament, dhe mbylli Parlamentin. Sot dola, i kërkova ta hapin ditën e enjte Parlamentin, ta votojmë ligjin. Edhe ne e votojmë ligjin. Hajde, urdhëro të bëjmë rrogat mesatare 900 euro. Po nuk vjen. Çfarë bëri?

Pyesni mësuesit sa ua ka rritur rrogën. Iu premtoi 250 mijë lekë rritje, iu ka dhënë 25 mijë lekë. 10 herë më pak. Pesni mjekët sa ua ka rritur rrogën, pyesni policët sa ua karritur rrogën, ushtarakëve. Shpalli rorgën e admiralit aq e kaq, ushtarët shumica e tyre duan të largohen, sepse me rrogën që marrin, as familjen e as veten nuk e mbajnë.

Dhe ky, të gjithë këtë dramë, të gjitha këto probleme këto probleme kërkon t’i kalojë me zorrën qorre, se më ka thënë gjyshja, se nuk kam motër se ti je çun i mirë, dhe nuk jap lekë po votuat PD. Çfarë është kjo? Nuk është kjo një përqeshje, një shpërfillje e plotë e qytetarëve.

Ndaj edhe ju ftoj miqtë e mi, më datën 14, të gjithë banorët e këtij rrethi kudo që janë. Të gjitha sarandiotet dhe sarandiotët në Sarandë, Shqipëri, Itali, Greqi, kudo që ndodhen të vijnë dhe të votojnë ndryshimin, të votojnë kandidatët e Primareve, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Të jeni të sigurt se jeta juaj do të nisë ndryshimin. Ndryshimi është shpresë, besim, dinjitet. Saranda do të dalë nga kthetrat e mafies. Tani që flasim, brenda dy muajve në Ksamil, mafia ka ndërtuar 50 vila, duke paguar të gjithë policinë, inspektoriat e çdo gjë. Në qoftë se vazhdohet me ta, Ksamili do zhduket, brigjet do zhduken, Kepi i Stillës do tjetërsohet, ndaj edhe t’i dalim Zot me votën tuaj Sarandës, Ksamilit, Delvinës, Finiqit, Himarës. Kjo është votë për fatin tuaj, fatin e Shqipërisë. Nuk votohet Edi Rama. Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtues në çdo kohë. Edi Rama nuk ka të ardhme.

I lexuat ato shkrimet për Vuçiçin, me Bjellivukun e këto. Së shpejti do të dëgjoni për Bjellivukun e Edi Ramës, për dosjet e tij, përveç asaj të McGonigalit. Por, me votën tonë ne votojmë ndryshimin, votojmë të ardhmen.

Rroftë Saranda, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply