Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Rama s’ka fituar kurrë zgjedhje, i ka vjedhur!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Çim Peka Live se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në Sarandë, tha Meta, Rama do të dalë i treti. Sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 2021, opozita nuk humbi, por u shit.

“Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korcën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”, tha Meta.

Meta tha se, Edi Rama nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. Në Çim Peka Live, Meta tha se Rama i ka vjedhur ose blerë zgjedhjet.

“Ka mbaruar kjo histori. Ai asnjëhere nuk ka fituar zgjedhje. Ose i ka vjedhur ose i ka blerë. Kjo histori ka mbaruar nuk ka diskutim. Në radhë të parë socialistët që e kanë kuptuar që janë uzurpuar nga një bandë. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë. E gjithë përpjekja e tij ishte që opozita nuk ishte në zgjedhje. Ai ka një problem të madh me Liken sepse 6 marsi ja prishi skemën”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …

Leave a Reply