Rreth tre muaj më parë, Belind Këlliçi, atëherë në cilësinë e deputetit të Qarkut të Tiranës i është drejtuar Erion Veliajt me anë të një kërkese, për të bërë publike shifrat e ndotjes në Tiranë, për tre vitet e fundit.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk bën matje në Tiranë që nga 2016-a.
Sakaq, aplikacioni “Tirana ime” i cili duhet të bënte në kohë reale matjen e cilësisë së ajrit sërish nuk është funksional.
Shkresa e kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi, drejtuar Veliajt, mban datën 15 mars 2023.
“Në vitin 2019 Bashkia Tiranë prezanton aplikacionin Tirana ime që do të bëjë matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale. Deklarata e zotit Veliaj ka qenë, një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë teknologjinë më të fundit dhe nuk ka tjetër në rajon. Sot këto të dhëna nuk gjenden më në aplikacion. Kërkoj nga ju të më vihen në dispozicion të dhënat për cilësinë e ajrit në Tiranë për tre vitet e fundit”, thuhet në shkresën e Këlliçit.
Kjo shkresëka mbërritur në zyrën e kryetarit të emëruar të bashkisë Tiranë.
Por, nga 15 marsi 2023 kur kanë kaluar gati dy muaj, nuk është marrë asnjë përgjigje nga kryetari i bashkisë.
Kjo çështje është sot më alarmante se kurrë, pas zbulimit të shifrave alarmante të ndotjes nga emisioni investigativ “Piranjat”, në Syri Tv.