Mafia ka zbritur Belinda Ballukun nga Peshkopia në Konispol me valixhe parash me vete

Kryetari i PD, Sali Beisha tha se, mafia ka zbritur Belinda Ballukun nga Peshkopia në Konispol me valixhe parash me vete. Berisha tha se, pas Edi Ramës, Balluku është hajdutja e dytë më e madhe.
“Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirtë, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju.
Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason.
Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë.
Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit.
U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, të ja filmojnë valixhet.
Çamëve të Konispolit u them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi u bëri djemve të çamërisë që ishin në ushtri”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply