Berisha: Kandidat pallati vjen në Sarandë me misionin që oligarkët të ndërtojnë tek varrezat

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Saranda se, kandidat pallati vjen në Sarandë me misionin që oligarkët të ndërtojnë tek varrezat. Berisha tha se, A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet, vjen vetëm përfaqësuesi i mafias.
“Sot kam ardhur i bindur se kandidatët që paraqesim, janë të shkëlqyer, të cilët në çdo aspekt, në çdo drejtim, janë kandidatët tuaj.
Jo vetëm se i keni nxjerrë, propozuar, votuar ju, por edhe se siç keni parë, gjatë këtyre muajve fushatë elektorale, ata kanë patur meritën e madhe, nga mëngjesi në darkë të diskutojnë, debatojnë dhe dëgjojnë shqetësimet tuaja, por edhe të paraqesin para jush të gjitha zgjidhjet më të mira, për Sarandën, Himarën, Delvinës, Finiqit, Konispolit. Problematika të akumuluara nga një qeverisje e cila në këto vite, vetëm për qytetarin nuk pyeti se ekziston.
Le të ndalemi për një moment tek kandidatët e krahut tjetër. Ata janë kandidatë të një njeriu, janë kandidatë të Edi Ramës, janë kandidatë të xhepit të tyre, janë kandidatë që nuk kanë lidhje absolutisht me qytetarët. Ngrihet tjetri nga Durrësi, vjen këtu, i deleguari personal i famëziut, Alket Hyseni. Alketin e hoqën vetë socialistët, e përzunë për ato që bëri.
Tani gjeti këtë tjetrin, Çaçin i cili vjen tek trashëgimnia e prindërve, tek pallatet, pra ky është kandidat pallati. Çfarë e lidh me Sarandën, përveç pallateve të familjes së tij, përveç zotimit makabër që do të kërrejë eshtrat nga varret e Sarandës, sepse duhet që oligarkët të ndërtojnë aty. A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet, vjen vetëm përfaqësuesi i mafias”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …

Leave a Reply