Çudit kandidati i Ramës në Patos: Kemi të rinj dhe të reja në pension, e meritoni një…

Kandidati socialist në Patos, Fation Duro ka habitur me deklaratën e tij në fushatë, teksa u shpreh se në takim ndodheshin ‘djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension’.

Gjatë fjalës së tij i ‘mbytur’ nga emocionet, Fation Duro theksoi se ‘ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë’.

Duro:Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy gocat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension.

Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë.

Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply