Drejtori i OSSH, Adriatik Kupi bën fushatë për Erion Veliajn

Administrata shtetërore është e gjitha në fushatë për kandidatët e Edi Ramës. Në shkelje të hapur me ligjet dhe Kodin Zgjedhor, punonjësit e zyrave të shtetit dhe asetet shtetërore përdoren në funksion të fushatës.

Drejtorët në Tiranë po bëjnë fushatë hapur për Erion Veliajn.

I tillë është edhe angazhimi në fushatën e Veliajt i drejtorit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH, Adriatik Kupi.

Në këtë video të publikuar nga Erion Veliaj gjatë takimit të zhvilluar në Petrelë dhe Baldushk, duket edhe Kupi duke kërcyer këngën tallava të Edi Ramës, krahas kryebashkiakut në largim dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Edhe pas këtij denoncimi me prova, mbetet për t’u parë nëse KQZ do të kujtohet që po shkelet Kodi Zgjedhor ditën për diell dhe do të vihet në lëvizje për të marrë masa.

Pavarësisht se penalitetet e vendosura deri tani për disa kryebashkiakë socialistë dhe kandidatë, për përdorimin e administratës dhe resurseve të shtetit, kanë qenë qesharake.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply