Në 14 maj voto për vete, jo për mafian Veliaj-Rama

Nga Redin HAFIZI

Kujdes për kë do të votoni në 14 maj, voto për veten dhe jo për Veliaj dhe Ramën! Komunistët që kanë rrëmbyer pushtetin duhen ndaluar që të vazhdojnë të ecin përpara me shkatërrimin e shtetit në bashkëpunim me mafien dhe krimin e organizuar. Komunistët që vetëm ndryshuan emrin në vitin 1991 sot po kërkojnë votën që të finalizojnë asgjesimin e pronës private dhe shitjen e territorit të vendit tek krimi i organizuar dhe organizata mafioze e George Soros. Këta kërkojnë të rrëmbejnë pushtetin që të shkatërrojnë shtetin e së drejtës që bazohet tek një individ i fortë i ndërgjegjshëm për liritë themelore dhe të drejtën e pronës.

Komunistët e rinj të përfaqësuar nga Erion Veliaj dhe Edi Rama e urrejnë pronën private dhe idenë për një individ të lirë e të fuqishëm. Veliaj po ëndërron të kthejë Tiranën në një kooperativë jo vetëm biznesi por edhe të mendimit. Cdo ide apo mendim duhet të konvergojë tek interesat e një individi si Veliaj apo grupit që ai mbështet. Cdo mendim tjetër dhunohet me ligj dhe individi dënohet me shkatërrim total. Përballë janë qytetarët dhe partia shtet e regjimit neokomunist në Shqipëri.

Erion Veliaj dhe Edi Rama përfaqësojnë partinë që në 1991, sipas dokumentit të regjistruar në gjykatë vetëm ndryshoi emrin dhe nuk kërkoi as ndjesë për krimet e kryera në 82 vjet të ekzistencës. Kjo nuk ka qenë e rastësishme, por komunistët Shqiptarë punuan në fshehtësi më parë dhe tashmë duke përdorur pushtetin për të shkatërruar elementet e një demokracie të vërtetë ku baza janë liritë dhe të drejtat e njeriut. Komunistët e rinj nën drejtimin e Veliajt dhe Ramës kanë nisur një sulm të hapur kundër të drejtës së pronës dhe tregut të lirë.

Rikthimi i komunistëve u financua patjetër fuqishëm nga mafia ndërkombëtare. Përmes mashtrimeve Veliaj dhe Rama po kërkojnë fuqishëm që të marrin pushtetin për të vazhduar përpara me shkatlrrimin e shtetit të së drejtës që bazohet tek liritë dhe të drejtat themelore të individit. Sot demokracia është në rrezik dhe duhet që cdo individ në këto zgjedhje ta mendojë veten përballë pushtetit dhe jo pjesë e pushtetit. Vetëm me votën kundër pushtetit të Veliajt dhe Ramës qytetarët votojnë për demokracinë, votojnë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës.

Komunistët e rinj me Veliajn dhe Ramën kërkojnë shkatërrimin e të drejtës së pronës, pasi vetëm prona garanton një individ të fortë dhe të lirë dhe një individ i fortë garanton një shtet të fortë. Veliaj dhe Rama kërkojnë pushtetin për të shkatërruar shtetin për interes të krimit të organizuar dhe mafies së George Soros. Përmes votës çdo Shqiptar duhet të mendojë se po shpëton vendin dhe veten nga skllavërimi, nga asgjesimi i edhe atyre pak të drejtave që gëzojnë qytetarët në Shqipëri. Në 14 maj voto për veten e jo për Erion Veliajn apo Edi Ramën!

About Redaksia

Check Also

Në vend të një urimi për Sali Berishën

Nga Luçiano BOÇI Sali Berisha ka sot ditën e lindjes, duke dominuar me peshën e …

Leave a Reply