Njeriu i pengjeve kapet duke blerë vota në Mallakastër

Një grua në Mallakastër është denoncuar se po blen vota në favor të kandidatit të grupimit Basha-Alibeaj, Agron Kapllanaj.

Denoncimi ka detyruar blutë të kërkojnë për shtetasen Dashuri Divintari, mbi të cilën është ushtuar një kontroll i imtësishëm.

Dyshimet për blerje votash kanë qenë të shumta, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarë të në rrjetet sociale, por në momentin e kontrollit nuk është gjetur asgjë.

Dashuri Divintari është ndaluar nga policia për shitblerje votash, në favor të Kapllanajt.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj del nëpër takime dhe flet për rikthimin e demokracisë dhe ndëshkimin e personave që blejnë vota, kandidati i tij ‘bën gjëmën’ në Mallakastër.

Shit-blerja e votës dënohet me ligji, ndaj edhe në këto ditë të fundit të fushatës, sipas qytetarëve mallakastriotë, personave që tentojnë të blejnë vota, u duhet mbyllur dera./Syri.net

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply