Nga Agron LOKA
Të dashur të Rinj e të Reja të: Krujës, Fushë-Krujës, Malësisë, Bubqit, Thumanës, Borizanës, Niklës,
Motra dhe vëllezër që regjimi i Edi Ramës ju detyroi të largoheni nga vatrat familjare dhe të merrni rrugët e mërgimit,
Komunikimi me ju është gjithmonë nder, kënaqësi dhe përgjegjësi për mua. Energjia, vitaliteti, ëndrrat, dëshirat dhe dashuria për familjen dhe Atdheun, ju bëjnë ju, Rininë tonë, gurin më të çmuar të kurorës së krenarisë së kombit dhe yllin më të ndritshëm të shpresës në këtë vend.
Të dashur të Rinj dhe të Reja, motra dhe vëllezër,
Regjimi i Edi Ramës riktheu në familjet tona mjerimin ekonomik dhe dëshpërimin. Ky regjim po bën gjithçka për të asgjesuar Lirinë, Pluralizimin dhe Demokracinë, të cilat erdhën në këtë vend falë trimërisë, sakrificave dhe qëndresës që treguan prindërit tuaj në vitet 1990!
Demokracia jonë ka dëshmorët e saj dhe ne e kemi për detyrë ta mbrojmë e ta zhvillojmë, për të mirën tuaj dhe të ardhmen e këtij vendi!
Rama dhe regjimi i tij gjatë këtyre viteve, detyroi Rininë tonë të ndërpresë shkollimin, të ndërpresë ëndrrat dhe të marrë rrugët e emigracionit. Emigrimi masiv i të rinjve është sot drama më e madhe e familjeve dhe e shoqërisë sonë.
Rinia sot e ka të pamundur të shkollohet!
Rinia sot e ka të pamundur të punësohet dhe të vetëpunësohet!.
Rinia sot e ka të pamundur të mësojë dhe të ushtrojnë një profesion!
Rinia sot e ka të pamundur të zhvillojë pasionin dhe talentin e saj!
Rina sot e ka të pamundur të ndërtojë e folenë e vet familjare!
Kjo gjendje ka ardhur sepse, Rinia jonë, si e gjithë shoqërija është e Vjedhur dhe Plaçkitur!
Vjedhja ka emër, ajo quhet:
Rilindja e Edi Ramës!
Prandaj, ashtu sikurse bënë prindërit tuaj në 1990, të ngrihemi e t`i dalim zot familjeve tona, atdheut tonë, të ardhmes tonë!
Partia Demokratike, koalicioni “Bashkë Fitojmë” janë të vendosur për t`i thënë NDAL këtij regjimi dhe për të rikthyer shpresën dhe zhvillimin në familjet tona, në atdheun tonë.
Besimi ynë në fitore, buron tek forca, tek energjia Rinisë sonë!
TË GJITHË SË BASHKU, MË 14 MAJ 2023, TË SHKOJMË NË VOTIME DHE TË VOTOJMË NR. 1 Agron LOKA dhe Koalicionin “Bashkë Fitojmë”