Zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët

Nga Sokol PAJA
Editor i gazetes Dielli

Zgjedhjet Vendore të 14 Majit janë zgjedhje historike për faktin politik, ekonomik e social në të cilën gjendet sot Shqipëria dhe shqiptarët. Zgjedhjet Vendore të 14 Majit janë shans për Shqipërinë pasi opozita e përfaqësuar nga koalicioni më i madh i shqiptarëve patriotë “Bashkë Fitojmë” ka një plan konkret për rigjallërimin e qyteteve, jetës sociale, artistike, ekonomike e kulturore të vendit. Zgjedhjet Vendore të 14 Majit janë të një rëndësie të veçantë për demokracinë dhe plularizmin pasi opozita do të çlirojë pushtetet dhe institucionet e kapura prej kryeministrit Rama dhe rrethit të tij të ngushtë të oligarkëve. Zgjedhjet Vendore të 14 Majit janë një bllokadë e fuqishme kundër shpopullimit të Shqipërisë, mundësi e artë për çdo shqiptar që e do atdheun e tij, që ta shohë veten të realizuar në tokën e tij.

Opozita ka plan dhe projekt konkret që ofron një Atdhe që i do të gjithë dhe Shqipëria të behet një vend i aksesueshëm dhe i jetueshëm njësoj për të gjithë qytetarët e saj. Zgjedhjet Vendore të 14 Majit janë një grusht i fuqishëm opozitar kundër varfërisë e mjerimit pasi kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” kanë ofruar zgjidhje reale dhe paketa sociale për shtresat në nevojë që të mos ndjehen kurrë më të pa përkrahur, të përjashtuar, të pa mbrojtur dhe të menjanuar.

Çdo shqiptar duhet ta refuzojë dhe ndëshkojë me forcën e votës talljen, banalitetin, tallavanë, gjuhën fyese, denigruese e kërcënuese, të kryeministrit Rama, mungesën e programit e projekteve që përmirësojnë jetën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan cirk, propagandë dhe tallava. Shqiptarët kanë nevojë për shtet.

Opozita në Shqipëri sot përfaqëson të vetmen shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët përballë qeverisjes më të shëmtuar e më të dëmshme që pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Fitorja e opozitës shpëton Shqipërinë nga neodiktatura 10 vjeçare e kryeministrit Rama dhe mëkëmbësve të tij që kontrollon, orkestron, shantazhon e ndërsen gjithçka në Shqipëri.

Çdo shqiptar duhet ta përkrahë koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” pasi është e vetmja mënyrë që të ndëshkohen rilindasit e Ramës për korrupsionin qeveritar, nepotizmin, krimin shtetëror, babëzinë, vjedhjet e hajdutërinë, monizmin institucional, monizmin mediatik, uzurpimin e kontrollin e të gjitha qelizave shtetërore prej neodiktatorit Edi Rama dhe sektit të tij rilindas.

Qeveria Rama është fajtor i përjetshëm për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria. Genocid i organizuar shtetëror, fatal për kombin shqiptar. Për 10 vjet përzuri dhe zhduku 1/3 e popullsisë së Shqipërisë dhe çdo votë për kandidatët e majtë më 14 Maj 2023, përkthehet në shpopullim dhe shfarosje të shqiptarëve të mbetur në Shqipëri. Opozita ofron vlera, qeverisja ofron konsumizmin e një dekade. Opozita ofron zhvillim, qeverisja ofron dështim. Opozita ka shanse dhe alternativa reale për qyetarët, ndërsa qeverisja ofron trenë elektrikë imagjinarë.

Kandidatët e opozitës “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë vlera të larta morale, profesionale, shoqërore e qytetare, intelektualë e profesionistë të shkëlqyer. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, çdo mërgimtar, çdo shqiptar kudo që ndodhet dhe i dhëmb zemra për Shqipërinë, duhet të bashkohet sot me opozitën për të çliruar Shqipërinë e shqiptarët prej zullumqarëve që vjedhin e rrjepin Shqipërinë prej 10 vitesh.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply