Asfalt elektoral në Berat, Alizoti: Kemi shtetin kundër, rrethohemi nga MAFIA!

Një “përplasje” ka ndodhur pas mesnate në Berat, mes banorëve të fshatit Velabisht, kandidatit të opozitës për kryetar të bashkisë si dhe personave të bashkisë që po tentonin të hidhnin asfalt elektoral.

Banorët teksa kanë vënë re ngjarjen kanë njoftuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili. Ai ka shkuar në vend dhe ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi.Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. Banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen. Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt. Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.

Ismaili më tej shtoi se qytetarët duan investime dhe jo që të vidhen natën.

“Qytetarët duan investimet, transparencën se kanë paguar taksat. Këta duan t’u grabisin votat natën, në errësirë. Ne jemi në krah të qytetarëve dhe do t’i mbështesim ata”, tha ai.

I pranishëm ishte dhe deputeti Tomor Alizoti ku tha se për punimet nuk ka asnjë tabelë informuese dhe se nuk dihet as shuma që është investuar.

“Si mund të bëhet një rrugë pa kanalizime. Nuk ka transparencë, nuk ka tabelë informuese, nuk dihet vlera e investimit. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Policia këtu është për të intimiduar njerëzit, njerëzit nuk e pranojnë këtë”, theksoi Alizoti.

‘Ne kemi të gjithë shtetin kundër, kemi të mafian kundër’- shton më tej Alizoti.

‘S’kemi besim te policia e Çuçit ne’- thotë një qytetar në video.

Ata kanë debatuar edhe me forcat e rendit që mbërritën aty për të mos lejuar bllokimin e punimeve nga qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.

Ky është incidenti i disatë që ndodh gjatë fushatës elektorale.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply