Situata politike në Francën e sotme shpesh kualifikohet si “krizë demokratike”. Adoptimi i reformës së sistemit pensionist në mesin e prillit ka ngjallur një kundërshtim të fortë, si në parim, ashtu edhe në formë. Rekursi i besimit për ta kaluar tekstin në Asamblenë Konbëtare është perceptuar si një forcaturë. Kjo situatë ka provokuar një polarizim të fortë midis në presidenti të Republikës, Emmanuel Macron, që ecën drejt duke rivendikuar dhe jopopullaritetin e reformave, dhe një opozite të përhapur të karakterizuar nga unioni sindikal që ka organizuar një kontestim të vazhdueshëm. Plakja e popullsisë dhe ndryshimet demografike përbëjnë ration e reformës së pensioneve, sipas idhtarëve. E djathta kishte mbrojtur gjithmonë këtë vizion dhe Emmanuel Macron e kishte bërë një pikë të rëndësishme të fushatave elektorale të tij si në 2017, ashtu edhe në 2022. I shtyrë nga vullneti i tij, Macron e ka çuar përpara këtë reformë, por kjo formë e vendimmarrjes ka shkaktuar mospraninin e palëve sociale dhe thekson polarizimin kundër figurës së presidentit.
Pas reformës kushtetuese të vitit 2000, figura presidenciale në Francë duket se kishte fituar një peshë funksionale të mëtejshme, duke e zhveshur në pjesën më të madhe kryeministrin dhe ministrat për të grupuar detyrat thelbësore, edhe të politikës së brendshme, përreth kabinetit presidencial. Bëhet fjalë për një forcaturë jo të parashikuar nga kushtetuta e Republikës së Pestë dhe që ngre dy lloje problemesh. Në kontekstin e globalizimit dhe një fluiditeti të fortë ndërkombëtar, aftësitë qeverisëse kombëtare shpesh duken të kufizuar dhe kjo ndodh me një Francë që ka vështirësi për të organizuar një formë influence strategjike. Veç kësaj, duhet regjistruar kërkesa në rritje nga ana e shoqërisë me forma ushtrimi të qeverisë pjesmëarrëse dhe të hapura. Mund të rezultojë paradoksale për një vend me 68 milion banorë që vështirë se mund të funksionojë sisteme demokracie direkte të tipit zviceran, por kjo e dhënë e vendos me forcë çështjen e përfshirjes së demokracisë përfaqësuese në Francë.
Është e natyrshme që në këtë kontekst rritjeje të dukshme të pushtetit presidenciav bën me grushta me një tendencë më parlamentare që shpesh invokohet, edhe nga vetë presidenti në fuqi. Nga këtu vjen pjesa më e madhe e analitikës së “krizës demokratike”, domethënë si e një perceptimi të një distance midis pritjeve demokratike dhe praktikës aktuale politiko – institucionale. Zgjedhja e Emmanuel Macron mund të shpjegohet si një bast politik: presidenti mendon ta tejkalojë edhe një herë akoma pengesën, besimplotë se më pas rrjedha e mëpasme e ngjarje do ta zhduke pakënaqësinë dhe do t’i mundësojë të vazhdojë. Veç kësaj, për herë të parë nga reforma e vitit 2000 Franca ka një president të zgjedhur për një mandat të dytë, gjë që nënkupton që edhe nuk do të mund të konkurrojë për një herë të tretë radhazi. Kështu që Macron ndjehet i lirë të punojë për trashëgiminë e tij politike, por gjëja mund të përfaqësojë edhe një problem. Presidenti nuk duhet të preokupohet për popullaritetin e zgjedhjeve të tij të masave në pritje të zgjedhjeve të ardhshme, tek të cilat nuk do të marrë pjesë dhe ku nuk duket as i prirur të promovojë një “delfin”, por mbyllja, edhe e përkohshme, e hapësirës politike macroniane ofron një fushë të hapur opozitave që munden, Marine Le Pen në krye, të kalërojnë valën e pakënaqësive.
Duhet zbuluar edhe sesi “stili Macron” ka efekte të diskutueshme në politikën e jashtme. Sigurisht, pas zgjedhjeve të 2017 Emmanuel Macron gëzonte një kapital politik në nivel europian që nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Edhe në kontekstin diplomatik ka dashur të imponojë një vizion reformist të tijin të menduar së frymëzues. Promovimi i konceptit të “autonomisë strategjike europiane” na jep një shembull të mirë. Tema u shfaq në kontekstin e presidencës Chirac (1995 – 2007), por është me Emmanuel Macron që do të njohë një fat të veçantë. Qysh në konferencën e mbasadorëve të shtatorit 2018, presidenti i sapozgjedhur e bën një pikë qëndrore të vizionit gjeopolitik francez. Pasi ka privuar të vendosë një raport të privilegjuar me Donald Trump në 2017, Elizeu ka vënë pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e Aleancës Atlantike dhe ka kërkuar të përkufizojë një koncept sigurie europiane komplementar, në mos alternativ. Ideja është oritur me një maturi relative nga ana e aleatëve europianë, të preokupuar nga evolucioni amerikan, por njëherazi ngurrues për ta prishur me NATO dhe është transformzar më pas nëpërmjet një serie evolucionesh që ia kanë sigurar një lloj qëndrueshmërie.
Pandemia e 2020 ka nxjerrë në pah sidomos në debatin francez nevoja e promovimit të kapacitetit të prodhimit industrial autonom, edhe për të mos i varur nga Kina. nëse ky vizion është aplikuar parasëgjithash ndaj vaksinave dhe dispozitivëve mjekësorë, ka kontribuar megjithatë për ta rritur vëmendjen në Europë mbi një koncept autonomie strategjike të nënkuptuar si mbrojtje të sistemit prodhues strategjik: një formë “sovraniteti teknologjik” edhe larg nga koncepti i mbrojtjes autonome europiane të lançuar nga Emmanuel Macron në vitin 2018. Do të ketë pastaj një lloj shkrirjeje midis prodhimeve civile dhe ushtarake për ta forcuar këtë politike “autonomie strategjike” patërtisht industriale. Ardhja e Joe Biden në presidencën amerikane në fundin e 2020 dhe roli i rinovuar i garantit të sigurisë ushtarake europiane të luajtur nga Shtetet e Bashkuara në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës kanë përfunduar për ta forcuar konsensusin rreth vizionit të një autonomie “industriale”, duke vendosur në sirtar mbrojtjen autonome. Në disa aspekte mund të konsiderojmë kështë se Franca ka shërbyer si hapës rruge, por më pasi është dashur të konstatojë se një marrëveshje e caktuar ndërkombëtare është arritur vetëm mbi një version të ndryshëm të konceptit fillestar.
E gjitha kjo mundëson të ilustrohen pika të ndryshme. E para është se Franca ka vështirësi të mëdha ta tërheqë politikisht pjesën tjetër e Bashkimit Europian. Në disa aspekte kjo është fiziologjike, pasi sot Franca duket si një vend mjaft i veçantë në kontekstin e Bashkimi Europian: është e vetmja që posedon armën atomike, por edhe që mendon për një strategji vërtet globale, atë që shumë e gjykojnë si “të bëjë me grushta me kategorinë superiore”, një kategori ku Franca nuk do të merrte pjesë në bazë të shumë kritereve të tjera. Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian e mendojnë faktikisht ndryshe dhe nuk e ndajnë këtë qasje: shpesh ndjehen të bezdisur nga një rebelim i caktuar francez dhe kështu është normale që Franca ka vështirësi të ndërtojë konsensus, edhe pse nuk duket e prirur të ndjekë kompromiset e nevojshme europiane. Edhe pse vizionet dhe analizat franceze mund të duken shpesh si të bazuara, Parisi ka vështirësi t’i transformojë në axhendë të përbashkët dhe të pranuar.
Mbi këtë të dhënë bazike futet edhe stili personal i një Emmanuel Macron, që si në politikën e jashtme, ashtu si në politikën e brendshme, tenton të konceptohet si bartës i një vizioni reformist që duhet të triumfojë prej drejtësisë së tij, por pa u mbështetur shumë mbi ndjeshmëri diplomatike, por edhe nga virtytet e heshtjes dhe të kohës. Nga këtu për shembull edhe episodi i trishtuar i intervistave të dhëna nga vizita e fundit në Kinë, ku Macron e lë veten të kalojë në komente që, siç i ndodh shpesh, rivendikojnë një koherencë inoksidabël me pozicionet tashmë të shprehura në të kaluarën, duke marrë versionin “trumpian” të autonomisë strategjike europiane, atë të mbrojtjes. Efekti është devijues, pas ngjall preokupimin, në mos zemërimin, e aleatëve: bëhet kundërprodhues për formulimin e politikës franceze në Europë, sikur Emmanuel Macron të ishte një “antidiplomat”.
Pra ekziston një lidhje e rëndësishme midis politikës së brendshme dhe asaj të jashtme franceze, ajo e një rregulli presidencial që synon të imponojë “racionalisht” një formë “reformizmi”, duke menduar se më pas do të arrijë të prodhojë një efekt tërheqës. Në rastin kur planetet vihen në një vijë të drejtë, funksionon, ama pjesën më të madhe të herëve kjo sjellje e bën pozicionin francez të sikletshëm për thuajse të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian dhe është një mëkat i vërtetë, si pse analizat franceze mbështeten mbi një seri elementësh krejtësisht imagjinarë, edhe kur kërkojnë një rrugë europiane në kontekstin global, por edhe pse qasja franceze përfaqëson shpesh një faktor bllokues në kontekstin e Bashkimit Europian, duke shkaktuar shumë mosbesim. Pikërisht në skenarin kombëtar, gjithnjë e më pluralist, konteksti i Bashkimit Europian me 27 anëtarë, që më pas do të zgjerohet më tej, kërkon një qasje më pjesëmarrëse, pajtuese dhe të hapur për kompromise. Do të bëhej fjal për një evolucion të konsiderueshëm për një diplomaci franceze tepër shpesh e prirur të përfaqësojë interesat e Francës dhe, për pasojë, të presidencës së Republikës, pa e vënë funksionin ndërmjetësues në vendin e parë dhe është një diskutim që duhet zgjeruar në të gjitha qeveritë e Bashkimit Europian të tentuara nga forma shpagimi nacionalist, si në rastin e qeverisë aktuale italiane.
Një evolucion i tillë stili dhe parimi do të ishte kushti si për një influencë më të madhe franceze, ashtu edhe për në kapacitet të përforcuar të Bashkimit Europian në kontekstin ndërkombëtar. Sikur efikasiteti i “strategjisë” franceze të ishte kushëtzuar nga aftësia e Francës për të mësuar ta tejkalojë qasjen e saj tradicionale: paradoks jo i pakët ku megjithatë edhe të gjithë anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian do të duhej të meditonin.
(nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA