Meta: E gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra me 14 maj, Rama do ndëshkohet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ‘edhe për tre ditë, Shqipëria do të jetë si Shkodra’, referuar fitimit të zgjedhjeve lokale. Sakaq i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime, në mënyrë që kryeministri Edi Rama të marrë ndëshkimin e duhur më 14 maj.

Pjesë nga fjala e Metës:

Dua të shpreh falënderimet për shkodranët që për katër vite i mbijetuan regjimit më monist që ka ndodhur. E mbetur e vetmja bashki e drejtuar nga opozita dhe e vetmja që plotëson kriteret e transparencës. Më 14 maj, kryetari aktual dhe i ardhshëm s’do jetë më I vetëm, por do ketë shumicën dërrmuese të Këshillit Bashkiak. Ju ftoj për një pjesëmarrje të plotë dhe të vendosur. Sot kam takuar shqiptarë emigrant që vinin nga Anglia dhe Belgjika, vetëm për të votuar. Askush nuk mund të rrijë në shtëpi më 14 maj. Është një detyrë qytetarie dhe patriotike. Mënyra e vetmja për të ndalur shpopullimin është vota juaj.

Edhe për tre ditë Shqipëria do të jetë Shkodra. Votoni dhe ndëshkoni këdo që do të marrë votë tuaj. Ne do ta mundim regjimin e të fortëve, dhunshmëve. Te Shkodra kam pasur besim edhe më 6 mars.

Opozita është e ndërgjegjshme për regjimin dhe kemi marrë masat tona në terren dhe përgjatë gjithë këtij procesi që nuk mbaron vetëm më 14 maj. Jemi të sigurt që deformimi nga qeveria, do të rrisë vetëm ndëshkimin për ta. Një pjesë e madhe e socialistëve të ndershëm nuk I durojnë dot më bandat e krimit.

Opozita e ka kaluar rrezikun ekzistencial dhe tani është në një epërsi të padiskutueshme. Kjo lexohet në panikun e Ramës dhe thirrjet e tij që i bën qytetarëve të mos marrin pjesë në votime. Për këto sjellje arrogante, bullizuese që bën ndaj qytetarëve do e marrë përgjigjen më 14 maj.

Përpjekjet e regjimit mafioz të Ramës janë të qarta, që nga blerja e votës, keqpërdorimi I burimeve shtetërore, intimdimi i administratës, përdorimi i grupeve kriminale. Janë të qarta, por ky armik i zgjedhjeve të lira, do e marrë përgjigjen në mënyrën ë të merituar nga shumica dërrmuese. U bënë mbi 11 vjet që Rama jo vetëm qeveris por është përgjegjësi kryesor për këtë tatëpjetë të madhe që ka marrë Shqipëria, e sidomos për shpopullimin. Kjo ndodh se Rama përfaqëson vetëm në pakicë të korruptuarish që kanë kapur shtetit dhe duna të qeverinë përmes frikës.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply