Dëfrim Fiku: Të shpëtojmë Bulqizën nga ky terror, fitore në 14 maj!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Bulqizës, Dëfrim Fiku në një takim elektoral me banorët e Bulqizës ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për mbështetjen e gjërë të marrë të tyre.

Nga takimi Fiku shprehet se vjedhja më e madhe bëhet në qytetin e Bulqizës duke qënë se është një ndër zonat më të pasura në vend, dhe fatkeqësia më e madhe është që njerëzit janë aq të varfër sa mund ta shesin voten e tyre për dy kile vaj.

“Bulqiza është në terror. Ne po lëvizim bashkë me grupet tona në çdo grupseksion. Tensioni është i jashtëzakonshëm. I gjithë pushteti qendror është fokusuar në Bulqizë. Është luftë interesash. Unë nuk e di çfarë projekti strategjik kanë këta për Bulqizën por po e  bëjnë këtë luftë për ta vjedhur ashtu siç e kanë vjedhur gjithë këto vite. Bulqiza është vendi më i pasur i Shqipërisë, ndoshta edhe ndër vendet më të pasura të Ballkanit dhe çuditërisht njerëzit janë më të varfër në Bulqizë. Këta janë të pangopur. Ndryshimi nga 2015 deri më sot është katastrofik. Një regres i jashtëzakonshëm ndërkohë që për 10 vite duhet të kishte një ndryshim të jashtëzakonshëm.

Buxheti i Bashkisë së Bulqizën është gati 7 milion euro.  Për 4 vite janë harxhuar 28 miliard lekë investime. Ju të gjithë e keni parë që në zonat malore rrugët janë në gjendje katastrofike. Është e turpshme që në 2023-shin kanë çuar në fshatrat e Martanëshit dhe në të gjitha zonat administrative  nga dy kile vaj, dy kile oriz, nga dy kile groshë. Imagjino se ku e kanë telendis popullin shqiptra. Është e turpshme që këta e blejnë popullin me 30-50 mijë lekë. Kjo sepse ëahtë një varfëri ekstreme. Besoj që do ja dalim  dhe besoj që me mbështetjen tuaj dhe të emigrantëve, ju jeni ata që do  vulosni fitoren. Jeni ju vendimmarrës në këtë betejë elektorale dhe jeni ju që me punën tuaj  me njerëzit tuaj që do bëni këto dy ditë ne do ja dalim”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply