Foto/ Silvi Bardhi: Asfalti elektoral i Veliajt shkatërrohet para ditës së zgjedhjeve

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit në Tiranë, Silvi Bardhi ka denoncuar mashtrimet e Erion Veliajt. Me një postim në Facebook, Bardhi shkruan se, asfalti elektoral i Erion Veliajt u shkatërrua para ditës së zgjedhjeve.

‘Nuk ka shembull më të mirë për qytetarët që jetojnë tek “Nënstacioni Elektrik”, në rrugën “Siri Kodra”, teksa do i drejtohen kutive të votimit, të pavendosur se kë duhet të votojnë.

Kjo është rruga e shtruar me asfaltin elektoral që i drejton drejt qendrës së votimit dhe flet më shumë se fjalimi më i bukur i fushatës apo propaganda më e egër dhe manipuluese. Kjo rrugë bërtet trishtin me heshtjen e saj. Ndaj t’ia kthejmë shpresën Tiranës.

Voto Belind Këlliçi n Nr.5

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” Nr.1’, shkruan Silvi Bardhi në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Rama po tregon se e ka shkrirë SPAK-un

SPAK nuk ekziston më de-facto. Rama e ka shkrirë atë. Mos lejimi i SPAK për …

Leave a Reply