“Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA Group Austria vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

Është duke u zhvilluar në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, në Tiranë, Asambleja e Zakonshme Vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në nisje të punimeve, FSHF ka shpërndarë “Çmimin e Mirënjohjes” për partnerët e FSHF-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite.

Mes tyre ishte edhe kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, Sponsor Zyrtar i FSHF dhe Kombëtares së Futbollit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF falenderoi SIGAL UNIQA-n dhe sponsorët e tjerë për mbështetjen e dhënë edhe në momente të vështira si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia.

“Për kontributin e palodhur në Sigurimin Shëndetësor të Futbollistëve dhe të aktivitetit të futbollit që prej vitit 2016 e në vazhdim”, thuhet në pllakadën që iu dorëzua themeluesit dhe CEO-s të SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari.

Prej shumë vitesh tashmë, SIGAL UNIQA ka mbështetur disiplina të ndryshme të sportit në tërësi, duke filluar me futbollin, basketbollin, athletikën, alpinizmin, aeronautikën etj, por mbështetja ndaj Kombëtares Kuq e Zi është diçka krejt tjetër.
Djemtë e Kombëtares janë krenaria jonë, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe ne SIGAL UNIQA është e lumtur që prej vitesh i mbështet ata.

Falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer, SIGAL UNIQA Group Austria ka marrë nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues saj.
Kompania është krenare që talentet shqiptare, përfshirë edhe Kombëtaren, i besojnë SIGAL UNIQA-s.

Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale por edhe “ambasadori” më i mirë i një kombi.
Në këtë kuadër, kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për sportistët dhe klubet sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply