Pas kërcënimeve të Ramës, arrestohet Fredi Beleri në Himarë

Pas disa kërcënimeve radhazi të Edi Ramës, policia ka arrestuar kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Ndalimi i Belerit është bërë teksa dilte nga një restorant në shëtitoren e Himarës. Urdhri për ndalimin e tij është bërë me urdhër të SPAK, pasi janë ngritur akuza për blerje të votave. Ai është shoqëruar për në ambientet e DVP Vlorë.

Të shtunën, Edi Rama hodhi akuza dhe fyerje ndaj Belerit, duke e quajtur injorant dhe analfabet që del dhe mashtron në takimet e fushatës.

Ndërsa në mitingun përmbyllës në Tiranë, Rama tha se Beleri ka bërë deklarata përçarëse se do të helenizojë Himarën.

Po ashtu Rama përmendi emrat e dy personave të tjerë, Spiro Kola dhe Napolon Çakalli se kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi me djegien e dokumenteve nëse nuk votojnë Fredi Belerin.

Pas këtyre qëndrimeve të njëpasnjëshme të Edi Ramës, SPAK ka urdhëruar ndalimin e Belerit. Ndërsa mbetet për t’u parë vërtetësia e akuzave për blerje votash.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply