Nga Adriana KALAJA
Kam informacione dhe dyshime të arsyeshme që fryma e dhunës dhe arrestimi i z. Fred Bejleri ka emrin e Sudes së Rrugës Elbasanit, alias Yuri Kim.
Para ikjes, Sudja po i bën shërbimin e fundit Edvin Kristaq Ramës.
Si ka mundësi që arrestimi i z. Bejleri bëhet 2 ditë pas deklaratës së Merimangës së Zezë në 110 vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë?
Si ka mundēsi që akuzohet opozita për blerje vorash, kur Organi i Akuzës ka kallëzime me prova për regjmin për blerje votash?
Si ka mundēsi që policia e krimit vepron në kohë rekord për arrestimin e një kandidati nga opozita, kur janë me qindra raste denoncuese për pushtetin mafioz sesi po vjedh dhe manipulon votat?
Dhe halli nuk është te z. Bejleri, por i pronave të Bregdetit të Jugur që ka që në 2013 që po i grabit mafia në pushtet dhe, që vetëm për këtë fakt janë ndryshuar 16 drejtorë në Kadastrën e Vlorës.
Se më shumë se në 2021, kjo mafioze do dalë më 15 maj e do legjitimojë “fitoren” mbi “Non Gratën”.
Në këtë kuptim, z. Dendias dubet t’a çojë në ambadadën e SHBA-së notën e protestës.
Mjafton të shikoni ndryshimin drastik në këto 3 vite të pamjes së Sudes, kupton se ajo i ka shërbyer me besnikëri mafies në pushtet.
Por Sudja, mund të ndryshojē pamjen e saj, që nga dhëmbët me vlerë 20 mijë Euro si sponsorizim i Sude Spiropalit, por jo rezultatin.
Për rezultanin kanë vendosur qytetarët shqiptarë dhe patriotët e këtij vendi.
Përpjekjet e dëshpëruara të bandës mafioze, janë thjesht në ngushtimin e diferencës së fitores spektakolare.
Dhe Ju e dini që mua më dalin fjalët.
Upsssss se harrova.
Nëse Sudja pretendon se fjalët e mia janë shpifje, mund të më çojë në gjykatë.
Megjithëse e di që precedentin me bilancin e gjyqeve kundër meje i ka negative.