Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për publikimin e videos së takimit Balla-Basha. Berisha tha se, nuk është asgjë e re, e kam thënë me kohë që janë pengje.
“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re.
Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash.
Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë.
Nuk kam asnjë lloj komenti.
Unë e kam thënë me kohë se janë pengje”, tha Berisha.