Bardh Spahia thirrje qytetarëve: Vërshoni drejt qendrave të votimit për të mirën e familjeve tona dhe fëmijëve tanë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, i bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që nuk u janë drejtuar akoma qendrave të votimit, të mos humbin kohën dhe mundësinë për të vrapuar drejt qendrave për të shprehur vullnetin e tyre të lirë kundër korrupsionit.

Dëshiroj të shfrytëzoj këto moment për tu bërë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tani që nuk i kanë marrë akoma inisiativën për të shfrytëzuar rastin e jashtëzakonshëm të shprehjes me votë për 4 vitet e ardhshme për Shkodrën tonë, i ftojmë të ushtrojnë të drejtën qytetare nëpërmejt ushtrimit të votës së tyre. Të vërshojnë drejt qendrave të votimit me bindjen absolute se me votën e tyre do të kontribuojnë për ta rritur shkëlqimin e Shkodrës dhe për katër vitet e ardhshme.  Për Shkodrën e kulturës, të artit, të traditës dhe historisë,  larg krimit dhe korrupsionit. Edhe njëherë i japim forca drejt kutive të votimit për të mirën e familjeve tona dhe të fëmijëve tanë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply