Kryetari i PD, SaliBerisha e cilësoi ditë historike procesin e sotëm të votimit. Berisha tha në një konferencë për mediat se, pjesëmarrja është nga më të denjat, garantoj qytetarët se vota do peshojë më shumë se kurrë.
“Përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë.
Ata votuan në qendrat e votimit, në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën në mënyrën më të civilizuar, folën me guxim, folën me vendosmëri.
Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale.
Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje nga më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit.
Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufishme të të gjithë atyre të rejave, të rinjve, burrave dhe grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit.
U përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat. Në kushte paqeje, kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat.
Iu bëj thirrje, me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave të kësaj mafieje dhe oligarkëve dhe bandave të saj, po me atë përgjegjësi dhe vendosmëri të numërojnë çdo votë.
Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se kurrë se asnjëherë. Se kjo betejë është një betejë e një rëndësie historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, ushpreh Berisha.
Check Also
Nesti Angoni që denoncoi Veliajn është vetë “Tarasi”
Deklarata e Veliajt “Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, …