Berisha: Jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, do kërkojmë auditim për rezultatin elektronik

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një konferëncë shtypi se, jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, do kërkojmë auditim për rezultatin elektronik. Berisha tha se, qëllimi ynë ka qenë të mos dekurajohet, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi regjistruar.
“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces.
Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave.
E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat.
PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi.
Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse.
Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër.
Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës.
Cilido që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, të kërkojë verifikimin e fletës. Siç e dini, çdo votim elektronik printon fletën përkatëse.
Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak.
Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor.
Siç e thashë edhe njëherë, nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze që kanë ndodhur, nuk kemi ndjekur sepse kemi pasur gjithnjë si qëllim jo dekurajimin e zgjedhjeve dhe kjo ka funksionuar.
Unë mund të them se pjesëmarrja për zgjedhjet vendore, se në zgjedhjet vendore janë gjithmonë më pak. Por në tërësi është pjesëmarrje e mirë.
Qëllimi ynë ka qenë të mos dekurajohet, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi regjistruar. Mediat kanë raportuar një pjesë të mirë, disa prej tyre jo.
Unë ju jap këtu vetëm një fakt, kursi i euros në muajin maj në këtë nivel nuk ka arritur kurrë në korrikun dhe gushtin më turistik të vendit. Pra, pati një blerje masive të votës. Këtë e kemi evidentuar. Pati një përdorim të bandave.
Unë mund t’u them se Velipoja ishte sot absolutisht nën pushtim. Autokolona krimi kalonin nga një rrugë në tjetër në Shkodër dhe njerëzit nuk guxonin t’i fotografonin për shkak të kamerave.
Por kjo është një histori, për të cilën ne qëndrojmë deri në fund.
E rëndësishme është të ftoj komisionerët, ashtu siç kanë bërë një punë të shkëlqyer gjer sot, ta vazhdojnë me vendosmërinë më të madhe.
Me korrektesën më të madhe të mbikëqyrin çdo votë sepse rezultati është i sigurt pozitiv.
Se çfarë ka bërë Edi Rama është kapitulli më i zi. Gjithçka përmblidhet në frazën e tij se kodi zgjedhor është një kinezëri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply