Cara: Data 15 do jetë dita e fitores së madhe për gjithë durrsakët, presionet nuk e frenojnë aspak ndryshimin

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrës, Igli Cara i është drejtuar Qendrës së Votimit duke pritur në radhë për të votuar. Radhët janë krijuar pas problemeve me sistemin e identifikimit elektronik. Cara shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Në përfundim të votimit, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara u shpreh se pavarësisht problematikave të vërejtura dhe presioneve nga funksionarët e shtetit, në Durrës, nga nesër nis ndryshimi.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do tu kthehet qytetarëve.

Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.

About Redaksia

Check Also

Absurdi me 2 TEC-et lundruese në Vlorë! Qeraja 3-fish më e lartë se blerja

Dy termocentralet lundruese që janë vendosur në zonën e Triportit në Vlorë, jo vetëm që …

Leave a Reply