Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë, të gjitha pollet e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Berisha tha se, të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë.
Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.
Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror.
Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.
Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë.
Kjo është përgjigjia ime për ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply