Nga Redin HAFIZI
Nuk do të harroj kurrë një shkrim të doktorrit Ylli Popa me titull “Është një mur për t’u shkatërruar dhe një urë për t’u ndërtuar”. Ishte një kohë që doktorrët luftonin komunizmin në Shqipëri, ndërkohë që sot kanë dalë juristët që në maxhorancë e mbrojnë neokomunizmin kudo në botë. Amerikanët kanë një shprehje që në anglisht ka lidhje dhe përse të mos e marrim si të vërtetë. Amerikanët thonë “Laëyer or Lyer” që tingëllon njësoj por kanë kuptime të kundërta në pritjen që kanë qytetarët. Megjithatë në Amerikë ka një kushtetutë që nuk preket nga data kur është miratuar.
Gjithnjë Shqiptarët kanë luftuar me besa besë për liri a vdekje. Vdekja ka qenë e pranishme, por kurrë nuk i ka trembur kur vendi u kthehej në ferr të vërtetë. Ferri është parajsa e djallit që shpesh njihet si e keqja që na pushton si individë apo edhe si grup shoqëror apo komb. Shën Alfonsi ka thënë: “Frika më e madhe e njerëzve në jetë është vdekja, por në ferr do të ishte më e dëshiruara”. Megjithatë është vonë kur bëhesh skllav i së keqes, pra kur shndërrohesh në banor i përhershëm i ferrit. Pra sfida është të kryejmë një akt të fortë që na shpëton nga ferri i përhershëm apo të pranojmë të bëhemi pjesë e ferrit sot, aleatë me të keqen duke garantuar ferrin e përhershëm.
Shqipëria sot është shndërruar në ferr, por të gjithë duhet të luftojmë për shpëtim dhe, nëse shpëton Shqipëria, jemi të gjithë të shpëtuar. Pra nuk duhet të urojmë vdekjen në ferr, por të kërkojmë shpëtimin në një Shqipëri parajsë e mendimit të lirë, të drejtave themelore të njeriut, të njerëzve të ndershëm dhe punëtorë, të njerëzve në armiqësi të betuar me mafien dhe korrupsionin politik. Kjo kërkon dedikimin e cdo individi që beson në vlera dhe nuk ka nevojë që të dalin gjykatës të marrë peng nga mafia politike, të vendosin. Shqipëria po fundoset në ferrin e krimit dhe korrupsionit me ndihmën e ligjeve të dala nga një parlament që është kthyer në zyrë noterie për kriminelët dhe mafien. Shqipëria po zhytet në ferrin e krimit dhe korrupsionit me mbështetjen e institucioneve të drejtësisë.
SPAK është kthyer në një armë presioni mes grupeve mafioze që sot konfliktohen për pazaret e drogës dhe tenderave në qeverri. Shqipëria është ferr, por shpëtimi vjen vetëm me besim tek vlerat dhe idealet. Kur zhgënjehesh nga ligjet, institucionet dhe praktikat qeverrisëse, pra kur zhgënjegesh nga politika, qytetarët duhet të kthehen tek vlerat dhe besimi. A nuk erdhën Shqiptarë në të njëjtën rrugë me kodin moral të familjes dhe ligjet që në kohë të Skënderbeut kur ligjet e të keqes kërkonin të kthenin Shqipërinë në ferr? Atëherë Shqiptarët u ngritën kundër së keqes në kryengritje, treguan që fitohet për një çerek shekulli dhe kaq.
Revolucioni Amerikan zgjati shumë, por arriti rikthimin e parajsës në territorin Amerikan. Në Shqipëri të gjithë flasin për Amerikën, por askush nuk e di se ky vend u bë kur qytetarët u ngritën me armë kundër dhunës së pushtetit që nuk lejonte të krijohej shteti. Amerikanët u ngritën për një arsye dhe kjo ishte se Anglezët po praktikonin taksa shumë të larta. Turqit bënin të njëjtën gjë me Shqiptarët, ndërkohë që sot në Shqipëri po e bëjnë Shqiptarët për Shqiptarët. Kjo e ka kthyer vendin në ferr. Janë Shqiptarët që duhet të ngrihen me besim tek vlerat për të luftuar antivlerat që sot qeverrisin. Në këtë betejë nuk mund të rrotullohemi drejt dilemës “e ligjshme apo e paligjshme”, pasi ligji është kundër qytetarit të ndershëm, është mburojë vetëm për mafien dhe politikanët e korruptuar.
Me ligj Shqipëria është shndërruar në ferr për Shqiptarët që largohen dhe askush nuk ka nxjerrë një ligj të quajë të jashtëligjshëm dëbimin e Shqiptarëve. Ka një ligj suprem që mbron qytetarët nga keqzrajtimi dhe keqpërdorja dhe ky ligj është kushtetuta. Në Shqipërinë ferr për Shqiptarët kushtetuta është kthyer në një paçavure që ndryshon sipas interesave të politikës dhe kjo ka bërë që Shqiptarët të mos besojnë dhe të kundërshtojnë. Fatkeqësisht në ditët e sotme qytetarët luftojnë me refuzim pasi ndjehen të pafuqishëm përballë qeverrisjeve të korruptuara me mvështetje globaliste.
Shqipëria është në podiumin e vendeve ku kllounët qeverrisin duke shitur interesat e qytetarëve. Shqipëria është vendi ku qeverrisin skllevërit e preferuar të skllavopronarëve globalistë dhe kjo po bëhet vetëm për një bast të ndyrë të marksistëve që e kanë deklaruar se komunizmi do të jetë shkalla më e larte e zhvillimit social-ekonomik. Përralla të tilla po shiten kudo në botë dhe shpresoj që në mënyrë spirale të ripërsëritet edhe revolucioni Amerikan apo revolucioni antikomunist i fundit të viteve ‘80 dhe fillimvitit ‘90.