Pazari i mirë

Leksioni i madh i Richard Cobden dhe shkolla e tij e Manchester: më pak politikë dhe më shumë shkëmbim të lirë. Kështu ndërtohet paqja midis kombeve.

“Shkolla e Manchester”. Është një formulë që e përdor për herë të parë Benjamin Disraeli. Qeveria e konservatorit Sër Robert Peel ka ndryshuar pozicion mbi tarifat e grurit, po përgatitet t’i abrogojë. Peronospora e patates ka shkaktuar atë zi buke, që në Irlandë do t’u kushtojë jetën 1 milion njerëzve (në një popullsi prej 8 milionësh). Gjatë viteve, Peel po afrohet në pozicione më shumë shkëmbyese të lira. Partitë janë ende koalicione interesasj ku vërejnë pak programet koherente: në vitet ’20 të ‘800, torët kishin reduktuar barrierat doganore, përveçse në bujqësi.baza e tyre e konsensusit ësht pronësia e madhe e tokës. Pronarët tokësore janë, të gjithë apo thuajse, parlamentarët e tyre. Kështu, mbi grunoret është në fuqi një tarifë për t’u kaluar: objektivi është ai i ruajtjes konstante të çmimeve dhe të disponueshmërisë, duke penguar importet e drithërave nëse nuk tejkalohet një çmim i caktuar për prodhimin e brendshëm. Faktikisht hidhet rërë në ingranazhet e tregut. Drama irlandeze imponon një ndryshim hapi. Për sa është djali i një letrari sefardit, Disraeli thekson se zemra e tij ka luftuar gjithmonë për interesat tokësore, garantët e stabilitetit, vlerë thelbësore konservatore. Vërtet një qeveri shprehje e dijes të lashtë politike të torëve, insinuon kryeministri i ardhshëm, mund t’i nënshtrohet një grupi ideologësh?

Grupi i ideologëve ishte pikërisht “shkolla e Manchester”, shkollë pa katedra, lumturisht e privuar nga kredencialet akademike, për më tepër e përbërë nga parlamentarë radikalë që ulen në bangot e opozitës, keq të përtypur nga vetë Whig. Eksponentët më të mëdhenj të saj janë industrialistë që kanë bërë pasuri në veriun e vendit. Krijojnë lëvizjen e parë grassroot e historisë së demokracisë, një agjitacion “nga poshtë” që ndjehet nga jashtë parlamentit. Është një organizatë ideale e klasave të mesme, që nuk e ka bekimin e aristokracisë dhe as që e kërkon. Anti-Corn Law League financohet me donacione private, organizon mbledhje mijëra njerëzish, shpërndan revistën e saj në qindramijëra kopje. Lideri i saj është një orator anormal. Richard Cobden është një eksentrik i politikës. Pasi ka studiuar, deri në moshën 15 vjeçare, në një kolegj të veriut të Yorkshire që ngjan me shumë me një shtëpi korrektimi sesa me një shkollë, fillon të punojë si punëtor në magazinën e një xhaxhai. I ati është pak i prirur për biznes. Nëna vdes kur Richard është 21 vjeç, duke e bërë faktikisht kreu i familjes. Është atëhere që një xhaxha e promovon si përfaqësues tregëtar. Puna i rezulton për mrekulli. Shkruan biografi i tij, John Morley: “Pamja që e bënte jetë prej nomadi kaq të pranueshme për Cobden ishte kënaqësia që i ofronte pasioni i tij kryesor, domethënë një dëshirë e pashuar e njohjes sesi po ecte bota”.

Sa e njohën janë “dakord kur thonë se nuk e kishte njohur kurrë një njeri në të cilin ky tipar, një dëshirë e qëndrueshme dhe racionaëe e njohjes dhe e kujtimit, ishte aq e fortë dhe e pashtershme”. Në vitin 1828, në moshën 24 vjeçare, Cobden e gjen rrugën e tij prej biznesmeni. Me dy ortakë, hap kompaninëe tij në Manchester, kur do të transferohet pastaj në mënyrë të qëndrueshme. Qyteti është “Cottonopolis”. Marshon si lokomotivë me avull: midis fundit të ‘700 dhe viteve ’30 të ‘800, popullsia urbane është pesëfishuar, nga 50000 në 250000 njerëz. Duke filluar nga vitet ’20, rreth gjysma e vlerës së të gjitha eksporteve angleze ishte nga produktet e pambukut. Kalojnë të gjitha apo thuajse nga Manchester.

Kompania e Cobden operon në partneritet me një tjetër, më e madhe, që prodhon basma, copa pambuku mbi të cilat vizatohen dizajne dhe motive të veçanta. Blejnë copa, i përfundojnë mbi bazën e indikacioneve të një magazine në Londër dhe i kurojnë, si të thuash, daljen me pakicë. Janë afera aspak të lehta: tregu është jashtëzakonisht konkurrenciaë dhe shërben hunda e udhëtarit të tregëtisë, vëmendja në qiell. Tre vite më pas, Richard dhe ortakët fillojnë edhe të stampojnë direkt në basme. Janë të zot. Shpjegon Anthony Howe, që ia ka rindërtuar me skrupolozitet korrespondenca dhe ditare, që midis 1832 dhe 1839 Cobden bëhet “një prej sukseseve më të njohur  tregëtarë të Manchester”. Gjërat i ecin aq mirë sa që moshën 30 vjeçare është financiarisht i pavarur mund të merret me politikë, pa e humbur shijen e mësimit duke udhëtuar, por me destinacione të ndryshme: Francë, Zvicër, Greqi, shtetet gjermane, Levantin, pastaj Shtetet e Bashkuara, ku mbërrin tashmë i bindur se “amerikanët janë populli më i mirë, pasi kanë institucionet më të lira”. I privuar nga arësimi universitar dhe i rritur larg nga qarqet elitare britanike, Cobden pëlqen të kuptojë, duke ju hapur me kureshti kulturave të ndryshme dhe e bën duke lexuar me pasionin gllabërues të një autodidakti. 20 vjeçar kishte ëndërruar të bëhej komediograf. Më pas do të shkruajë pamflete politike.

“Kishte një aftësi jashtëzakonshmërisht të zhvilluar për të aplikuar arësyetimin e politikës konkrete”, do të shkruajë historiani laburist A. J. P. Taylor, “dhe karakteristika e tij më e spikatur ishte ajo e “të mbeturit i ekuilibruar në një botë të çmendur””. I riu Walter Bagehot, drejtori i ardhshëm i “The Economist”, bashkë me studentë të tjerë “e ndiqte Cobden nëpër të gjithë Londërn për ta dëgjuar të fliste çdo herë që ndodhej në qytet”. Cobden nuk kishte pasur formimin tipik të një politikani anglet dhe substancialisht ishte autodidakt, por Bagehot ishte i sigurtë se, nëse edhe “oratoria e Cobden nuk kishte asgjë klasike”, “mjeshtëri më i madh i artit klasik të retorikës, Aristoteli, do t’i vlerësonte diskutimet e tij”.

Ky arësyetues i mrekullueshëm hyn në parlament në 1837 dhe në harkun e rreth 89 viteve e sheh kauzën etijtë triumfojë, i përqafuar nga një qeveri haptazi armiqësore. Ai që anullon Corn Laws është kryeministri Peel, që sakrifikon me shkëmbimin e lirë unitetin e partisësë tij. Diskutimet e Cobden qenë pika që kishte shpuar gurin. Anti-Corn Law League kishte lindur në Manchester, por ishte zgjeruar me shpejtësi në të gjithë vendin. Motoja e tij ishte: bukë me çmim të mirë. Për kundërsharët, “kapitalistët” e Manchester donin të reduktonin presionin prej rritjes së rrogave, duke ulur çmimin e bukës. Këta njerëz të biznesit, që kurrë nuk do të donin ta bënin, përveçse për interesin e tyre? Cobden i numëron për vete që të thotë se e vërteta i bën keq, politika e thith në pikën sa ta lërë kompaninë e vëllait me rezultate katastrofike. Pas abrogimit të tarifave mbi grurin, miq dhe admirues do të mbledhin për të një shumë të majme, me paksa rishpërblim për zdërhalljet private që kishte në plan të parë devocionin ndaj të mirës publike. Përgjysmë do ta përdorë për ta riblerë fabrikën ku ishte rritur, nga e cila familja ishte dashur të ndahej për shkak të një prej përmbysjeve të shumta të destinuar fatit dhe gjysmën tjetër do ta investojë në aksione të një hekurudhe amerikane. Admirues i Shteteve të Bashkuara, kishte nuhatur se ishte për të bërë para, në lidhjen e një vendi të madh si kontinent. Vetëm se lufta civile e ndan më dysh këtë vend dhe me të edhe binarët që e përshkojnë. Cobden nuk ishte kushedi më i zoti në artin e vështirë e kalkulimit politik. I kundërvihet me gjithë veten luftës së Krimesë dhe fiton një ulëse. Ishte një njeri parimor dhe në betejat e tij qëndronte me skrupolozitet.

Ku qendronte interesi i kapitalistëve në këto parime? Cobden, Bright dhe një pjesë e mirë e miqve të tyre qenë të bindur se një botë e mbajtur nga logjika e konveniencave do të ishte jo vetëm më e begatë, por edhe më e drejtë dhe më paqësore se ajo e njohur deri më atëhere e njohur. I tyri është një liberalizëm i mbrujtur me ndjenja “klasore”: ndjehen në anën tjetër të barrikadës respektivisht një aristokracie që e konsideron gjithmonë politikën si gjënë e saj dhe që e bën popullin mish për top në emër të vagullimeve dinastike apo në emër të një ekspansioni territorial nga njerëzit e thjeshtë nuk do të fitojnë asgjë. Sistemi “mbrojtës” mbron të pakëtit në kurrizin e të gjithëve, është shkaku  i konflikteve dhe i ndarjeve klasore: konsumatorët që kanë nevojë për drithëra dhe paguajnë tarifën, prodhuesit që nga tarifa nxjerrin fitimin. “Barbaritë e ndalimeve tregëtare në fuqi në atdheun e Adam Smithit”, kishte vërejtur 20 vjet më parë Benjamin Constant, tradhëton “një konspiracion permanent të klasës së fuqishme dhe të pasur kundër klasës së varfër dhe punëtore”. Ta çlirojmë kampin e pasioneve të vjetra aristokratike dhe t’i lëmë hapësirë interesit. Interesit të kujt kërkon që ta përmirësojë situatën e tij, duke lidhur marrëdhënie shkëmbimi me sa më shumë njerëz të mundur në botë. Libri i Cobden është Pasuria e kombeve: ndarja e punëve është e kufizuar nga zgjerimi i tregut. Duke zgjeruar cirkuitin e bashkëpunimit, duke përfshirë sa më shumë njerëz dhe biznese të mundshme, krijohen mundësi të reja specializimi.

Tek England, Ireland and America (1835), Cobden (që në atë kohë firmos “A Manchester manufacturer”) pyet se pse qytetet e mëdha të Anglisë nuk kanë “shoqëritë e tyre smithiane”, siç kanë “Shoqërinë Banksiane apo Shoqërinë Linneane”. Në shkencat e reja të destinuara për ta ndryshuar botëm është me shumë të drejtë ekonomia politike dhe, për pasojë, sjhrëbejnë shoqata të “dedikuara mbrojtjes së të vërtetave benefike të pasurisë së kombeve”. Është kjo që do të bëjë Anti-Corn Law League. Logjika e konveniencave i tejkalon konfliktet e ripërqëndruara nga hijet kineze të politikës. “Blerja në treg me pazar më të mirë dhe shitja me çmim më të shtrenjët: cila është domethënia e kësaj shprehjeje? Ajo nënkupton të kapet e mira që keni me bollëk të madh dhe me të sigurohen nga të tjerë ato që kanë në gjendje për të ofruar; në këtë mënyrë, i jepen species njerëzore mjetet për të gëzuar sa më shumë bollëkun”. Është ky një aspekt që Disraeli e kap shumë mirë.

Duke kritikuar shkollën e Manchester, të atyre që kohët e fundit janë konvertuar, ka të papritur: shikoni se Cobden dhe të tijët theksojnë se tarifat armiqësore e vendeve të tjera mund të përgjigjen me tingëllima importesh të lira. Që është si të thuash se Cobden dhe të tijët theksojnë se ekonomia duhet ndarë nga politika: proteksionizm dëmton në batutë të parë kë e praktikon, pasi implikon një rëndim në shpenzimet e konsumatorëve, të shtrënguar që të paguajnë më shumë për një mall të caktuar për arësye të një takse (tjetër tarifat nuk është). Se një sistem “mbrojtës” arrin më pak t’u shkaktojë një dëm bizneseve të një vendi tjetër, sigurisht që dëmton konsumatorët e vendit “proteksionist”, i cili nuk bën gjë tjetër veçse sposton resurse nga xhepat e tyre në ato të disa prodhuesve vetëdijshëm të favorizuar nga mbajtësit pro tempore e pushtetit politik. Logjika e Cobden arrin akoma sot e papenetrueshme nga politika. Mendojmë vetëm për idenë se sikur Shtetet e Bashkuara sbvencionojnë një seri prodhimesh për të avantazhuar “kampionët kombëtarë” të tyre, ashtu edhe Bashkimi Europian duhet të veprojë njëlloj. Konsumatorit europian (që blen mallra konsumi apo mallra të ndërmjetëm, pak ndryshon) ndoshta i vjen për mbarë të blejë produkte realizimin e të cilit vende të tjera e kanë subvencionuar: patjetër dëmton kë subvencionohet ky apo ai produkt europian. Ka një dëm të dyfishtë: për ta bërë, u hiqen paratë me tarifat, në favor të mallrave me cilat domosdoshmërisht është i interesuar. Në rastin kur është, do të duhet të paguajë një çmim artificialisht më i lartë se ai që do të kishte dalë në një situatë tregu.

Për një sezon të shkurtër, atë të viteve ’40 të ‘800 ku fjalët e Cobden gërryen ide dhe pozicione politike të konsoliduara, logjika e konveniencave duket se triumfojnë, të paktën në Dhomën e Komuneve. Cobden i vjen një popullaritet i jashtëzakonshëm. Përshëndetet në të gjithë Europën, edhe në Itali ku ioleksionon takime në nivelin më të lartë, nga Cavour tek Piu i IX, si njeriu që jashtë parlamentit ka ditur të fusë brenda tij një betejë për drejtësi. E gjitha kjo prishet me luftën e Krimesë. Shtresat industriale e mohojnë logjikën e konveniencave për të ndjekur një fyell shumë të aftë të politikës, Lordin Palmerston. Është triumfi i logjikës së konfliktit, i nevojës krejtësisht politike i fabrikimit të armiqve, me përdorimin e këtij apo atij kombi. Cobden e pranon humbjen: nuk mund të arësyetohet, pranon arësyetuesi i madh, pas goditjes së topit të parë, opinioni publik (edhe ai më i informuari, edhe ai më i kulturuari, edhe ai më liberali) gëzon kur e humbet kokën. Njeri parimor, Cobden është besniku i tyre si në fatin e keq, ashtu edhe në atë të mirin. Disa vite më pas, me bashkëpunimin e William Gladstone, atëbotë kancelar i Skakierës, do të shkojë në Francë për të negociiuar një traktat tregëtar me Napoleonin e III. Logjika e konveniencave, e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore, farkëton lidhje të reja, më të qëndrueshme, që shkojnë përtej kontigjencës së aleancave politike. Anglia, që për vite të tëra kishte hedhur para në fortifikime të kota kundër pushtimit nga jugu, mëson që të mësojë nga drejtimi i seaj europian. Miqësia franko – angleze, që do të përshkojë të gjithë ‘900, lind me aktivizmin e Cobden.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply