Shkodër locja jonë nuk ka rà!

Nga Agim ABDYLI

Shkoder locja jone nuk ka rà!
As dje, as sod, as neser, as kurre!
Kot nuk e kena thirre Shkoder loce. Kot nuk e thrrasim Shkoder loçka!
Se e kena babe e nane. Se e kena nane e permi nane!
Se e kena zemer e mà t’shtrejte se zemren.
E kena jete!
Dhe na ka fryme.
Edhe shpirt … ashtu siç e kena edhe na, shpirt e permi shpirt!
Se, e kena mà t’miren prej tanve.
Dhe mà t’kerkumen e t’lakmumen …
Prej anmiqve e t’ligjve. Të gjithfarë ngjyrash e rracash.
E ideologjish … dhe kombesh.
Me tituj carësh e krajlësh. Të largët e të afërt … deri edhe bijsh e bijash gjakprishun, bespremë e te shitun te i huaji.
Në shekuj e dekada Shkoder locja u gjet e rrethume dhe e sulmueme, por kurre e pushtume.
Sepse kurre nuk pushtohet Shkoder loçka.
Pash hatrin e Zotit, a nuk e pau nji komb mbarë edhe në 1990-en se si Shkodra jonë s’kish mujtë me u pushtu as gjatë nji gjyse shekulli diktature komuniste?
Të nji prej diktaturave mà kriminale të historise moderne të botes?
Sepse asaj mund t’i hysh mrenda me rrengun e mashtrimit, me thundren e pushtimit dhe me blemjen e varfnisë por, s’mundesh kurrë me ja pushtu shpirtin.
Se dalkadalë Shkodra t’ban me e mallku diten kur e ke mashtru, diten kur e ke rrejtë, diten kur e ke shkelë pa t’ftu, diten kur ke synu me ja shkelë nder e dinjitet, diten kur e ke vjedhë, diten kur e ke tradhtu, diten kur ke synu me ju bà zot n’shpi t’saj!
Shkoder hé ta hangsha loçken!
Shkodra e herojve te kombit, Shkodra e Oso Kukes dhe e dhjetra herojve antifashistë e antikomuniste.
Ti loçka jeme- vendlindja dhe djepi i qindra e mijra atdhetarve, komb-dalzotesve, rilindasve, shkrimtarve, artistave, sportistave, shkencetarve, njerzve shpirt-lirë.
Ti Locja jone nuk ke rà dje!
Se ti nuk bjen kurre, nuk rr’xohesh kurre.
Ti vetem se naivisht u vodhe, u grabite … për fajin tone.
Per fajin e bijve dhe bijave tuaja qi e bamë “pushim”- diten kur s’duhej t’pushojshim, qi fjetem-naten kur s’duhej me fjetë, qi nuk t’mbrojtme- diten kur t’u deshtme mà shume, qi t’braktisme- n’diten qi duhej me t’ndej përreth!
Per fajin tone qi nuk t’rujtme kur Djalli po ta grabiste diten per diell vullnetin me zgjedhë dhe, po të plagoste shpirtin e madh per liri e demokraci.
Na fal Ti Lokja e Fishtes dhe e Koliqit, e Mjedes dhe e Calit, e Kukes dhe Bushatit, e Camajt dhe Krajes, e Markut dhe Topallit, e Kastratit dhe Kazazit.
Une e di se ke me na falë. Se ti je Nane me zemer t’madhe e shpirt sa gjithsia.
Dhe une e di se ke me na falë. Pikrisht se ti e din fort mire Locja jone se s’bashku kena halà nji detyre pa e krye, nji mision t’nisun e halà në gjysë të rruges, nji betim pa realizue!
Kena nji 1990- qi na duhet me e ri-bà.
Sa mà shpejt qi t’jetë e mujtun.
Sa mà shpejt qi t’bahena gadi!
Me e bà shume mà mire … tuj ja nise po kje nevoja edhe me rrezimin kesaj radhe të busteve të gjalla të Stalinëve të Tiranes.
Dhe kush mà mire se shkodran’t ka ditë ndër shekuj t’vjeter e t’rij, me u betù “në nderin e Nanes” dhe në dinjitetin e Shkoder loces?
Le t’bahet nji betim qi duhet mbajtë, nji betim n’emen t’Zotit e t’Shkoder loces!

About Redaksia

Check Also

Drejtësia e Re, Prindi 1 dhe 2

Nga Artan HOXHA Të enjten e kaluar, Kuvendi Rilindës, pas një zvarritjeje më shumë se …

Leave a Reply