Igli Cara: Vullneti i qytetarëve të Durrësit u tjetërsua!

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, reagoi me një postim në rrjetet sociale në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Ai shkruan se vullneti i qytetarëve u tjetërsua, ndërsa falënderon qytetarët që e mbështetën.

“Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje!

Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.

Faleminderit me zemër!”, shkruan Igli Cara.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply