Lefter Maliqi flet për masakrën zgjedhore në Kuçovë: Kërcënuan qytetarët, vota u manipulua

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi, i ftuar në studion eNeës24 ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të cilin e ka kundërshtuar masivisht.

Sipas Maliqit në ditën e zgjedhjeve është kryer një krim shtetëror dhe elektoral, teksa deklaroi se përgjatë ditëve të fushatës ka pasur ndërhyrje me kërcënime dhe intimidime për të ndikuar te votuesit.

Ai tregoi se në Kuçovë janë kapur njerëz me para që kanë tentuar të blejnë vota, ndërsa shtoi se autoritetet kanë ndërhyrë gjithashtu me urdhër politik ndaj tij.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve Maliqi u shpreh se ka pasur kërcënime në çdo qendër votimi nga persona që sipas tij qarkullonin me një automjet luksoz.

Sakaq, ai komentoi edhe paraqitjen e ish-kryeministrit Berisha në këto zgjedhje, duke thënë se për të kjo garë elektorale është e fituar moralisht për shkak të kushteve të vështira ku u gjet ky i fundit dhe me demokratët e ndarë, ndërsa shtoi se Berisha duhet të largohet pasi të largoje kryeministrin Rama nga pushteti.

“Kemi një krim shtetëror dhe elektoral të ndërthurur. 1 javë para votimit, në mesnatë fikeshin dritat me urdhër politik dhe shtabi ynë në bazë të informacionit ndiqte makinat e njerëzve të PS-së që shkonin nëpër fshatra dhe ishin të mbrojtur nga policia. Kuçova kaloi një terror të vërtetë. Kemi kapur njerëz me lekë dhe policia tha që këto lekë kishin qenë borxh. Salillari u kap me makina 300 mijë euro duke ardhur në zonë dhe duke ndërhyrë. Ne i kemi të gjitha me prova.

Ditën e heshtjes zgjedhore kam kapur oligarkun me njerëz të PS dhe kam debatuar. E kam akuzuar për milionat që ka hedhur dhe policia e Beratit vjen dhe shoqëron bashkëshortin e kryetares së PL në Kuçovë. Policia tha se kishte urdhër politik. Ditën e votimit njerëz që kanë qarkulluar me një makinë luksoze, kanë kërcënuar shtabin elektoral dhe kjo makinë lëvizi në çdo qendër votimi duke kërcënuar. Gjithë shteti ka intimiduar njerëzit dhe i kanë kërcënuar për të mos ardhur në votime. 9 qytetarë raportohen se i ka kërcënuar oficeri i policisë. Këta kërcënonin njerëzit që kishin në punë dhe që më mbështesnin mua.

U dorëzuan kutitë e votimit në një KZAZ të pasigurtë dhe kam njoftuar OSBE-në. Te KZAZ kutitë nuk u lanë përballë por ngjitur me derën e qendrës së kulturës së bashkisë. Çuditërisht aty në orët e vona kanë ardhur deputetë, oligarkë dhe me një telefonatë në 11 e gjysmë, KZAZ del jashtë dhe thonë se do lahen se jemi të palarë. Nuk ndodh në asnjë vend kjo. Fitorja ishte e sigurtë në Kuçovë. Unë kam marrë dhe votat e socialistëve të ndershëm. Kuçova ndryshon sepse do njeriun dhe jo forcat politike, aty vetëm abuzohet dhe nuk ka rrugë.

Vetëm 3 numërues ishin në 5 tavolina dhe tavolinën numër 5 nuk kishte kamera. Aty kanë ardhur kutitë që dyshohet se u ndryshuan. Deri në 12 unë isha me 700 vota para dhe gjithçka ndodhi në orët e fundit. U gjetën kuti pa vula, me kode të ndryshme, pa procesverbale të vërteta, etj.

Sali Berisha nuk njeh vijë të kuqe, njeh vetëm vijë blu dhe re të bardha. Berisha është i fituar moralisht në këto zgjedhje. Pa vulë, pa numërues, me PD të përçarë, të gjithë lekët e KQZ i mori Alibeaj. Me luftën ndaj narkoshtetit, Berisha për mua është lider dhe mbetet lider. Kur kam humbur unë që jam lokomotivë votash për vete, ai do largohet një ditë sigurisht, por e mira është që kur të largohet, të ikë bashkë me Ramën. Duhet të largoje njëherë Ramën pastaj të ikë”, u shpreh Maliqi.

About Redaksia

Check Also

Gjiknuri thirret në SPAK, a do ta “djegë” inceneratori i Elbasanit?

Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihen ende …

Leave a Reply