Manipulimi i votimit elektronik/ Protestë para KQZ: Rezultat i parafabrikuar në makineri

Forumi Rinor i PD, kryesisht të rinjtë e bashkisë së Kamzës, kanë zhvilluar sot një protestë përpara KQZ-së për manipulimin e procesit zgjedhor. Në krye të tyre ishte kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Arjan Hoxha, i cili kishte rival kryebashkiakun Rakip Suli.

Hoxha, në një deklaratë për mediat tha se, askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës.

“Dua t’ju falënderoj për praninë tuaj për të dëgjuar me mediat së paku, zërin e revoltës së qytetarëve dhe të votuesve të bashkisë së Kamzës, që më datë 14 maj kanë qënë pjesë e një masakre zgjedhore, e parafabrikuar me anë të makinerive, ku nuk është lexuar vota e qytetarëve por janë lexuar të dhënat kompjuterike të parapërgatitura nga aparatet që kanë bërë identifikimin dhe votimin elektronik në Kamëz.

Askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës. Nuk ka asnjë logjikë statistikore, asnjë logjikë elektorale, asnjë perceptim as nga kundërshtari politik i një rezultati të paprecedentë, të thellë, që nuk justifikohet nga asnjë lloj zgjedhjeje, asnjë lloj pritshmërie, nga ne jo, po as nga kundërshtari politik. Kjo ka vetëm, vetëm një formulë të paracaktuar, një rezultat të paracaktuar me anë të leximit elektronik”, nënvizoi Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply