Noka: SHISH, polici, ushtri, ishin garnizon i PS në votime! Do merrni përgjigjen njësoj siç e meriton një regjim kriminal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi në Kuvend se qeveria i manipuloi këto zgjedhje si asnjëherë më parë. Ai paralajmëroi se opozita do i përgjigjet qeverisë njësoj siç e meriton një regjim kriminal.

“U mbyll një proces më i turpshëm në historinë e Shqipërisë sa i takon të ashtuquajturve procese zgjedhore. Më 14 maj në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike sikurse duhet të ketë në çdo vend.

Në Shqipëri dita e diel konfirmoi se ka një regjim narko-regjim, që u tregua ditën e diel se vija ndarëse midis partisë, pushtetit dhe shtetit nuk ekziston.

Në Shqipëri, parti shtet ishin të gjithë, krimi, paratë e krimit, paratë e korrupsionit, paratë e drogës, Shërbimi Informativ, polici, ushtria, ishin garnizon i Partisë Socialiste për të blerë, për të vjedhur, për të dhunuar, për të terrorizuar procesin zgjedhor, vetëm e vetëm me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit, pra banda e quajtura qeveri, ditën e diel shkoi në zgjedhje me një moto: të gjithë pushtetin, sovjetëve!

Nuk kishte gjë më të neveritshme, asnjë arsye që të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë. Po pse? Sepse kjo tregon mentalitetin. Edi Rama dhe kjo qeveri ka një mentalitet obskurantist. Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri do të thoshte “po votuan opozitën, do t’ju lëmë pa ujë, pa bukë dhe pa drita”. Kjo gjë i kalon kufijtë edhe të njerëzores”.

“Bëhuni gati se tani do u përgjigjemi siç i përgjigjemi një regjimi kriminal dhe një bande kriminale. Nuk ka asnjë rrugë tjetër me ju. Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e provoi!

Asgjë nuk u lidh ju me demokracinë dhe votën e lirë. Përgjigja do jetë ajo që i jepet çdo bande, qoftë në pushtet, qoftë pa pushtet”, tha Noka.

 

 

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Gazeta e Meros ngatërron qëllimisht opinionin publik për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmeve të rreme që ka publikuar mediat …

Leave a Reply