Edi Rama pasi i “vodhi” dhe i “bleu” votat shqiptarëve u “vodhi” edhe presekutimin!

Nga Beqir SINA

Ky njeri mendojë se “zemrën” e ka të fshehur thellë te “shpirtligësia” e asaj që qëndron brenda asaj që ky “pangopuri” bëri me Shkodrën( ta marri Shkodrën si i vetmi qytet i djatht traditionalisht) dhe, në 50 vjetorin e “Revoltës së Spaçit” të shfaqet me kapotën ushtarake, që mban të varur në kryemnistri, zyrën e tij. Të asaj saj kapote dhe përkatësisht atyre dy “thelpeve” të jakës së kapotës së Ushtrisë Popullore, që janë me simbolin e komunizmit.

Edi Rama, mendojë se i bën këto”shfaqje spektakolare” me simbole dhe batuta nëpër fjalime, jo paqëllim.

Ai i bën edhe për tu thënë nostaligjikve(komunisteve veteran, se ai është po ai Edi Rama, që ka qenë, si fëmijë i Bllokut, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kolekës. Një nga ata të rinjët e të rejat, që mbasi u ikën prindërit e tyre, Bllokmenë, me “zemër” janë për partinë me besnikëri deri në vedekje. Besinkë të partisë së punës dhe trashgimtares së saj Partisë Socialiste…….

Këtë ai e tregojë jo pa qëllim dhe pandonjë domethënje, edhe me vizitën e tij të parë të fitores në Shkodër, qytetin tradicional e më anti komunist, në botë. Qytet të cilín “mbas rrethimit dhe marrjes së Shkodrës”, nga komunistët në 1944, ai e rimerr “pa “luftë” pa u djersitur fare, si i themi ne shqiptaret, e nga Zyra e kryeministrisë në 14 mạj 2023. E mori me “votat” të dhunuara dhe të blera, edhe me një social demokrat si tipi i Tom (ko)Doshit, ose me ndonjërin nga ata persona publik, që u fut në Big Brothers VIP Albania, si “Demokrat” dhe doli fitues si “Socialist” me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.

Mirëpo, simbolika e tij me Shkodrën, në radhë të parë ishte të tregojë atë”zotësinë” e tij, si nuk e ka qejf fare opozitën. Ose si një ish fëmijë i Bllokut, duke u thënë edhe shkodranve që janë krenar për të kaluarën e tyre, “Boll më! se na keni mërzitur tash 30 vjet : “Ja dhe Shkodrën anti komuniste, unë ua mora, …….”

Duke, u thënë shkodranve të presekutuar dhe anti kommunist: “ “Boll më! Ngaqë, nuk ua mora si “babai dhe daja im” për 45 vjet, me pushkatime, burgosje e ineterrnime, luftën e klasave, dhe të një presekutimi biblik, që vetëm Shkodra e ka parë. ”

Për të ardhur keq, dhe “vrasje” për demokracinë është se ai ua mori Shkodrën, shkodranve , Shkodren e cila ka dëshmi rrëqethëse të persekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, prej se kur vendin tonë e mori pushtetin mortaja (Partia Komuniste shqiptare).

Shkodra, i vetmi bastion i së djathtës për vetë faktin se ky qytet, madje e tërë kjo zonë, përfshirë Malsinë e Madhe të Prek Calit, njihet si mbajtja e peshës më të rëndë të persekutimit të egër komunist, në Shqipëri.

Faktet, dhe dëshmitë flasin për një numër të konsiderueshëm personash të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, të torturuar në mënyrë çnjerëzore, apo të trajtuar mizorisht, me gra, pleq e fëmijë nëpër internime. Në Shkodër, diktatura komuniste ishte nga më të egrat dhe barbaret, që ka historia e njohur në vendet komuniste të Europës.

Statistikat dëshmojnë se në qytetin dhe qarkun e Shkodrës, janë pushkatuar 601 persona, ndër të cilët 61 klerikë, janë burgosur 2503 persona, janë internuar 2700, kanë vdekur në burgje 128.

Kujtojmë se të gjitha këto masakra kanë ndodhur në një qytet që athere ishte me 40 mijë banorë, edhe që ishte qendra e një zone rurale me 60 mijë banorë ku funksiononin 13 burgje. Sipas vetë të persekutuarve politikë, diktatura komuniste ka qenë një tmerr në Shkodre(Shqipëri), pasi në ndryshim me vendet e tjera të Europës, diferenca rezultonte në faktin se vendi ynë vuajti 50 vjet, ndërsa vendet e Europës, jo më së shumë 15 vjet.

Por, le t’i kthem përsëri kryeministrit Edi Rama, që po “tallet dhe kërcen “Arushën” tash 33 vjet me presekutimin më të rëndë dhe më të egër komunist, në botë, në të gjithë Shqipërinë.

Edi Rama, është i njohur për simbolikat e tij, çka e tregon në çdo dalje publike, sidomos, kur ato lidhen edhe me ndonjë ngjarje historike ose ditore. Pjesmarrjen e tij në evente me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, ai e kuronë mjeshtërisht jo vetëm në fjalim, piktura dhe skica, ose në batuta, por edhe në stilin e veshjes së tij ekstravagante.

Madje, këtë rënje në sy se përse i bën Edi Rama, gjithë këto gjëra nuk është aspak e vështirë që ta “lexoshë” ose ta kuptosh duke filluar prej nga “zhgarravinat” me veshjet e tij, e pikturat, deri te pjesëza nga fjalimet e tịj, të gjata e të lodhshme plot me “batuta”.

Për simbolet!

Më duhet të kujtojë atë me kollaren e tij me yllë gjatë takimit zyrtar me kryediplomatin grek, dy vjet më parë, në kryemnistri në Tiranë. Kollarja e kryeministrit, të Shqipërisë në të cilin ishte dizenjuar flamuri i ynë kombëtar, por që mbante edhe yllin e verdhë me 5 cepa, iu rivitalizua “kundrejt” ministrit të jashtëm grek , duke e paralelizuar atë “Yll” simbolikisht me kohën e Enver Hoxhës. Përkatësisht, me atë kohë kur Shqipëria socialiste, ishte ai fanari ndriçues, që ja tregonte armqve, përfshirë imperializmin amerikan “Kufrin te Thana” – ” Shqipëria, shkëmb granti – Kufinjët tanë i mbrojmë me gjak(me atë yllin dhe Drapërin e Çekiçin”, do të thoshte sundimtari Enver Hoxha, për 45 vjet.

Por, në 10 vjet “sundimi” Edi Rama, me simbole me veshje e piktura, gjeste dhe fjalime, si në parlament, televizionet, statuset e tij te hedhura çdo ditë në rrjjetet sociale, të cilat janë ”kartolinat” digjitale, ku ai shpesh here me sarkazamt e tij, vë në lojë simbas stilit, që ka mesuar nga partia, stil të cilin e perdor edhe nga “tribuna” e Parlamentit me batuta teksa “pozonë” her si Faik Konica dhe her si Noli , me batutat “thumbusese” të asaj kohe, është “karakteri” dhe “shpirtligësia” e tij.

Dje, në Shkodër, Kryeministri Edi Rama mbasi ia “vodhi” dhe ja “bleu” votat edhe shkodranve, futi në “thesin” e tij, edhe votat aq sa i duheshin edhe të, të presekutuarve, dhe ish të burgosurve politik ,në Shkodër e qarkun e saj( kuptohet edhe duke gjetur edhe ndonjë plak matuf, që ja dha votën si anti-Berishë).

Dhe, në këtë mënyrë ja vodhi gjithë Shkodrës(Shqipërisë), vendit më të presekutuar, dhe më anti komunist, atë të presekutimit 45 vjeçar. Por, tanimë jo duke u treguar si i biri i Kristaq Ramës, nipi i Spiro Kolekës, dhe i qeverisë së bijëve të partisë, por duke i “palluar në rrena e mashtrime”, dhe folur duke i “hëngur” fjalët, me hiprokrizinë e tij, që ka në karakter, për të treguar dhe u mburrur edhe me muzeun e kaluarës komuniste në Shkodër.

Ndërkohë, sot, në 50 vjetorin e Revoltës së Spaçit, kundra diktaturës së Enver Hoxhës, e cila ishte e vetmja dhe unike në botë kundra diktaturës komuniste, në vend që të dilte me një status në llogaritë e tij, në rrjetet sociale, në përkujtim si Kryeministër i Shqipërisë, ai ka publikuar vet një fotografi me një kapote ushtarake të Ushtrisë Popullore, dhe një mikun e tij nga amerika.

Revolta e Spaçit, duhet kujtuar për të mos harruar!

Ngase ajo revoltë dihet se e përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, të shqiptarve por edhe të lëvizjes për liri e demokraci në Shqipëri, nuk duhet të ndodh që Kryeministri i Shqipërisë, të “zgjedhë” që ta kujtojë “Revoltën e Spaçit” me një simbol tjetër, atë të kapote të ushtrisë popullore, që mban varur në zyrën e tij në Kryeministri. Një kapote kjo jeshile e errët, leshi, qepur dy simbolet e kuq të komunizmit në dy jakat e saj. Pikërisht të asaj kapote që simbolikisht mban rëndë, izolimim e Shqipërisë komuniste, për 45 vjet, dhe Revoltën e Spaçit( 80 të ish të burgosurve politik, që u ridënuan, ndërsa 4 prej tyre u ekzekutuan, katër të pushkatuar Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.

Siç dihet për të marrë situatën në kontroll, dhe për të shtypur me dhunë Revoltën e Spaçit, aso kohe ishte ngarkuar zv.Ministri i Brendshëm Feçor Shehu, i cili së bashku me oficerat e minisitrisë së mbrojtjes dhe të ministrisë së punve të(për)brendeshme, ishin të veshur me ato kapota(të gadishmërisë së lart, kjo është thënë simbas deshmitarve – rrefimit të disa ish te burgosurve politik).

Dhe, pikërisht, ndoshta edhe kjo kapotë, që shikojmë sot në ditën e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit edhe në zyrën e kryeministrit, e cila është e ruajtur me shumë kujdes, si një nga ato/ajo “kapota”, me ato dy yjet e kuq të simbolit komunist, si relike e asaj kohe të errët.

Mendojë se nuk është aspak çudi, që mund të jet edhe ky nji ekzemplar që mban në krahun e majtë të “zemëres” kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramą, në fotografinë e tịj.

Të cilën Edi Rama e ruan me “besnikëri” në zyrën e tij në Kryeministri, dhe na e proklamon me shumë karshillëk edhe në këtë ditë – në 50 vjetorin e Revoltës së Spaçit, me mikun e shtrenjtë Alex Soros , ku si thotë ai janë takuar pas një darke pune në Tiranë.

Por, Shkodra e simbolit anti komunist, dhe kapota e Ushtrisë Popullore, kańë që të dyja domethënjen e simboleve komuniste, qoftë edhe si në konçidencë me datën kur sot përkujtohet “Revolta e Spaçit”. Por, si do qoftë ato tregojnë “babëzinë” e Edi Ramës, negase se i “pangopur” që është mbasi e “shkatërroi” demokracinë në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa opozitë, tash e “vodhi” dhe i “bleu” votat Shqiptarve, më 14 maj duke ua “vjedhë” edhe presekutimin e Zojës Shkodër.

About Redaksia

Check Also

Instituti Konservator Shqiptar, një shtyllë për të ardhmen e konservatorizmit në Shqipëri

Nikola KEDHI Shqipëria ndodhet në një udhëkryq, duke u përballur me sfida që rrezikojnë demokracinë, …

Leave a Reply