Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot një rast tjetër dhune të ushtruar mbi zgjedhjet vendore të 14 majit nga bandat e Partisë Socialiste. Një nga vëzhguesit e koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Prrenjasit është rrahur pranë qëndrës së votimit.
“Dhunë ndaj vëzhguesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Stiven Faqolli në fshatin Qukës Skënderbe, bashkia e Prrenjasit, nga djali i kryeplakut dhe gangsterë të tjerë”, shkruan Berisha në Facebook duke publikuar edhe dhunuesit.
Kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Prrenjeasit, Suzana Topi, e cila u përball me socialistin Nuri Belba, ka dalë në krah të të riut të dhunuar, vëzhguesit Stiven Faqolli, duke theksuar në fjalën e saj se, përballë nesh ishte “armata shtetërore”.