“Votën ose jetën” si bandat ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve

Ditën e sotme në një deklaratë për media, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se analizat dhe mbledhjet e dëshmive fakton në mënyrë brutale dhe antiligjore kontrollin e votës që ka ushtruar Edi Rama në zgjedhjet e 14 majit kundër qytetarëve shqiptarë.

Lideri i Opozitës tha gjatë deklaratës tij për media se, bandat në Shkodër dhe në shumë zona të vendit kanë kërcënuar qytetarët me votë ose jetë në këmbim të votës, dhe në shumë raste prej tyre votuesve nuk iu është dashur aspak që të futen në dhomat e fshehtësisë për të votuar, pasi ato i kanë plotësuar vet komisionerët në favor të partisë shtet.

Gjithashtu, Berisha tha se në burgun e grave në Tiranë është votuar vetëm për Veliajn dhe vetëm vëzhguesi ka votuar ndryshe.

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se një komision i posaçëm është ngritur dhe po punon me intensitet rreth farsës elektorale të 14 majit.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëdita!

Analiza dhe mbledhja e dokumenteve, dëshmive, fotografive, filmimeve fakton në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet brutale antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës së zgjedhësve shqiptarë.

Dokumentet faktojnë se në Shkodër u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra-tjetrës të urdhëruara nga krye-Kumbara, Edi Rama.

Bandat e Edi Ramës bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në shumë e shumë zona të vendit. Por bandat ishin një shkrirje me bandat e qeverisë, inxhinierë, drejtorë e punonjës kanë ushtruar terror ndaj qytetarëve me kërcënimin: “Votën ose jetën!”

Delinkuent të dënuar rëndë në vendin përreth si përdhunues, kanë shoqëruar deputetë të PS dhe janë vendosur numërues në qendrat e numërimit në Devoll, përshembull.

Në burgun e grave në Tiranë është votuar 100% për Erion Veliajn. Vetëm një person, dhe ai ishte vëzhguesi, ka arritur të votojë ndryshe. Në qendra të tjera, qytetarët janë detyruar të mos futen fare në dhomën e fshehtë, sepse kanë marrë fletën e mbushur nga komisionieri.

Këto janë vetëm disa nga rastet e panumërta që dëshmojnë dhunimin flagrant të së drejtës së shqiptarëve në këtë proces farsë elektorale. Një komision i ngritur po punon me intensitet, dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata të cilët, drejtues, anëtarë, simpatizantë, vëzhgues, komisionerë, kandidatët që po kontribuojnë në denoncimin monstruoz elektoral të farsës 14 maj 2023.

Sikundër, shtoj se shqyrtimi i thelluar i këtij megakrimi kërkon kohën e duhur dhe qytetarët do ta marrin vesh në çdo hollësi dhe në çdo detaj, pasi është një material shumë, shumë voluminoz që duhet të trajtohet me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe.

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Gjykata e ka kthyer dosjen “5D”, SPAK ka kryer hetime të cekëta

Gazetari Klodian Tomorri foli ka komentuar mbylljen e hetimeve për dosjen ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë …

Leave a Reply