Skandali/Tender 38 mijë euro për mirëmbajtjen e ashensorit që kushton i ri 31 mijë euro

Ola XAMA

Buletini i tenderave për këtë të hënë:
– Pasi u morr vendimi për ndërtimin e pistës së makinave në Elbasan “Auto Moto Park”, pasi u pagua për projektin, pasi u shpall fituesi për të kryer punimet, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit po shpenzon 9 milion euro për infrastrukturën ndihmëse të pistës, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor “kujtohet” që projekti nuk ka studim fizibiliteti dhe plan biznesi. Tenderi është hapur dhe shërbimet e kësaj konsulence do të kushtojnë afërsisht 180 mijë euro.
– E njëjta kompani (Univers Servis) që kishte shërbimin e lavanderisë në Spitalin e Durrësit fiton tenderin e radhës për 3 vitet e ardhshme. Në vitin 2020 e njëjta kompani ofroi shërbimin me çmimin për njësi 297 lekë me tvsh. Këtë herë edhe pse volumi ishte më i madh, çmimi ishte 403 lekë me tvsh. Me këtë vlerë spitalit do t’i leverdiste më mirë t’i blinte çarçafët e rinj, se t’i çonte t’i lante. Tenderi ishte i kufizuar dhe Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara vendosi se kush do të merrte pjesë.
– Kompania “Salillari” ka fituar një kontratë për të asfaltuar 1.02 kilometër rrugë në Repartin Ushtarak të Poshnjes në Berat. Fondi limit ishte 606 mijë euro pa tvsh dhe oferta e fituesit 357 mijë euro, 41% më e ulët. Ose ligji për prokurimin publik nuk është respektuar dhe tenderi i është dhënë një oferte anomalisht të ulët (kur është 25% klasifikohet e tillë), ose njësia e prokurimit nuk ka llogaritur mirë fondin limit dhe mirë që na shpëtoi Salillari!
– Kompania Albgaz kërkon të lidhë një marrëveshje dy vjeçare për mirëmbajtjen e ashensorit. Për këtë do të paguajë 38 mijë euro me tvsh. Nëse kërkon në internet, të instalosh një ashensor të ri nga e para, më i shtrenjti kushton 31 mijë euro.
– Të dy tenderat për pastrimin e bregedtit në Adriatik dhe Jon fitohen nga oferta më e lartë. Bashkimi i kompanive “Fusha” dhe “Alko Impex Construction” dhanë çmim për dy procedurat sa 97% dhe 98% e fondit limit. Në total pastrimi për zonën e plazhit nga Durrësi në Sarandë do të kushtojë për 3 muaj 1.7 milion euro.
P.S.
Votoni institucionin më të aftë dhe kompaninë më të “zgjuar”.

About Redaksia

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …

Leave a Reply