Bylykbashi në Bruksel: Me Varhelyi ndava faktet për maskaradën e 14 majit

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka takuar në Bruksel komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, anëtarë të Parlamentit Europian si dhe zyrtarë të BE. Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se ka përcjellë te përfaqësuesit e lartë të BE, faktet për maskaradën zgjedhore të 14 Majit.

I ftuar në Bruksel nga Fondacioni për Hungarinë Qytetare, numri dy i PD ka theksuar se në Shqipëri ka degraduar demokracia, pluralizmi dhe ndarja e pushteteve.

Postimi i plotë

Me ftesë të Fondacionit për Hungarinë Qytetare sot pata takime në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi, eurodeputeten dhe zëvendës presidenten e Fidesz, zj. Kinga Gál, eurodeputetin Andor Deli, zyrtarë të BE dhe përfaqësues të medias ‘European Conservative’.

Ndava me ta faktet për shkeljen brutale të standardeve evropiane për zgjedhje demokratike, për maskaradën e zgjedhjeve të 14 majit dhe degradimin e situatës së pluralizmit, demokracisë, ndarjes së pushteteve, shtetit të së drejtës dhe drejtësisë në Shqipëri.

I sigurova miqtë hungarezë dhe evropianë për mbështetjen e palëkundur të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Më shumë Evropë, më pak autokraci e Edi Ramës!

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply