Diplomat me kusht të mjekësisë, dhunim primitiv Kushtetutes dhe intelektual!

Nga Petrit VASILI

Kushtetuta shprehet shumë qartë:

NENI 57

1.Kushdo ka të drejtën për arsimim.

  1. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Pra çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë mund të studjojë mjeksi bazuar vetëm në kritere aftësie si dhe të paguajë ato detyrime financiare, që fakulteti ka vendosur.

Ndërsa sot Edi Rama dhe ca sejmenë të tij kanë hedhur në treg çmendurinë e radhës.

Sipas Ramë shkollëpakut dhe ramkave të vegjël, që i mbajnë ison, mjekët duhet të punojnë me detyrim tre vjet ose të paguajnë mijra euro se medemek ka shpenzuar shteti për ta.

Se pari: Eshtë një çmenduri të vendosësh kushtëzime për të marrë diplomën sepse i vetmi detyrim, që ka një student për tu diplomuar është që të përmbushë të gjithë detyrimet mesimore e të japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

Së dyti: Eshtë çmenduri sepse Fakulteti i Mjeksisesi i gjithe sistemi universitar është një sherbim publik ku kontribuon e gjithë shoqëria permes taksave si nje detyrim shteteror dhe kushtetues.

Se treti: Kushtetuta eshte shterruese kur percakton se arsimi i larte kushtezohet vetem nga kritete aftesie

Se katerti: Familjet shqiptare, qe paguajne taksa, qe paguajne me djerse e sakrifica te panumerta per mbajtjen e femijve ne universitet u dashka sipas Ramë shkollepakut te paguajne edhe mijra euro te tjera ne se femijet e tyre duan te diplomohen.

Se pesti: Po si mund te kete cmenduri me te madhe se fakti qe keto detyrime per marrje diplome do ti behen vetem atyre, qe studjojne mjeksi ndersa per dege te tjera te arsimit te larte kjo nuk ndodh.

Kjo çmenduri e Rames eshte vetem nje mballomë mjerane per gjendjen se ku e ka çuar vendin dhe sistemin shendetesor.

Demotivimi e largimi i mjekeve vjen per shkak te korrupsionit galopant, varferise dhe pasigurise, te cilat jane arsyet e largimit te mjekeve kane vetem nje shkaktar, i cili eshte Edi Rama.

Eshte shume e thjeshte zgjidhja: Edi Rama mos vidh më miliarda euro me koncesione, tendera e blerje votash, rriti rrogat e mjekeve ne menyre dinjitoze dhe jo vetem qe mjeket nuk do te largohen më, por mjaft prej tyre do te kthehen serish ne atdhe.

Ndaj hiqni dore o te mjere nga ky turp i padegjuar, nga ky sharlatanizem shteteror dhe intelektual i nje Kryeministri tallava si ky qe i ka zene deren Shqiperise.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply